Begaj mesazh të rinjve: Keni potencialin të ndërtoni të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Durrës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj, i cili bëri bashkë talente nga e gjithë bota.


Presidenti Bajram Begaj, ishte i ftuar sot në Durrës në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror të Shahut për të Rinj, i cili bëri bashkë talente nga e gjithë bota. Gjatë fjalës së tij, Begaj përcolli edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë.

“Ju keni energjinë dhe potencialin e brezit që do të ndërtojë të ardhmen, një brezi që di të mendojë, të analizojë, të bashkëpunojë dhe të respektojë rregullat e lojës së ndershme”, tha Begaj.

Më tej në fjalën përshëndetëse, Kreu i Shtetit e cilësoi momentin e kurorëzimit të fituesve të këtij Kampionati Botëror si festë të dijes, ndërsa i këshilloi të rinjtë të ruajnë vlerat që ndërtojnë qytetarin e së nesërmes, profesionistin e ndershëm dhe njeriun me integritet.

“Shahu nuk është vetëm një lojë. Ai është gjimnastikë e mendjes, ushtrim i karakterit dhe një mënyrë për të ndërtuar strategjinë e mendimit, durimin dhe përqendrimin. Në çdo lëvizje të figurave, në çdo hap të menduar me kujdes, qëndron një mësim për jetën: si të shohësh përtej momentit, të mendosh me maturi, të kuptosh se çdo vendim ka pasojën e vet, ashtu si në jetë, ku çdo zgjedhje kërkon përgjegjësi, reflektim dhe guxim. Në këtë kuptim, shahu është shkollë, shkolla e qetësisë, logjikës dhe respektit për kundërshtarin”, deklaroi Begaj.

Ndërsa përgëzoi fituesit dhe pjesëmarrësit në garën ndërkombëtare të shahut, Begaj theksoi se ata janë shembulli më i mirë se si sporti dhe arsimi, mendja dhe karakteri, mund të ecin krah për krah.

“Mbajeni të gjallë këtë frymë përtej këtij kampionati: në shkolla, në komunitete, në jetën e përditshme! Një shoqëri që investon në mendje të qeta dhe në zemra të pastra, është një shoqëri që ecën me siguri drejt së ardhmes”, deklaroi Begaj, përpara më shumë se 750 shahistëve të rinj nga më shumë se 90 shtete, trajnerëve, arbitrave dhe figura të njohura të botës së shahut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.