Komisioni Europian miraton 99,3 milionë euro për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Europian ka miratuar fondet për Shqipërinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke i alokuar vendit tonë një shumë prej 99,3 milionë eurosh.

Ibrahimaj: Investimet turke mbi 1,3 miliardë euro, tregtia dypalëshe 625 milionë euro

Në forumin e investimeve Shqipëri-Turqi, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë strategjike të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe kontributin e investimeve turke në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

Malaj në Uashington: Menaxhimi i borxhit dhe reformat ekonomike forcojnë besimin e investitorëve

Ministri i Financave Petrit Malaj, i cili ndodhet në Uashington D.C., ku po merr pjesë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe agjencive ndërkombëtare të vlerësimit financiar, si JP Morgan, Moody’s dhe Standard & Poor’s.

Komunitetet fetare, fushata për promovimin e harmonisë ndërfetare

Në kuadër të projektit “Shpërndarje mesazhesh për udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit në Shqipëri”, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në partneritet me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH) dhe Hedayah-n, organizoi sot aktivitetin prezantues të katër fushatave të komunikimit, zhvilluar me mbështetjen e Programit të Bashkimit Evropian për Forcimin e Rezistencës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm (BE-STRIVE II).

Balluku: Shqipëria, destinacion strategjik për investime me kuadër fiskal të favorshëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në forumin e investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet sot në Tiranë, ku merr pjesë edhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi bashkëpunim të ngushtë dhe besim të fortë, duke i hapur njëra-tjetrës dyert e mundësive për investime dhe zhvillim.

Zëvendëspresidenti turk Yılmaz: Shqipëria, partner strategjik në rritje

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yılmaz, gjatë Forumit të Investimeve Shqipëri-Turqi që u hap sot në Tiranë, shprehu vlerësimin e lartë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe foli për mundësitë e mëdha të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme.

Begaj pret Ali Ahmetin: Tubimi i sotëm dëshmon mbështetjen e shqiptarëve ndaj luftës për çlirimin e Kosovës

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Ali Ahmetin, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Gonzato: Procesi të jetë gjithëpërfshirës, të udhëhiqet nga OSBE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Silvio Gonzato tha sot se BE mirëpret angazhimin e palëve politike për ngritjen e një komisioni të përbashkët për Reformën Zgjedhore.

Rama në forumin Shqipëri-Turqi: Shkëmbimet tregtare tejkaluan 1 miliard euro, partneriteti ynë forcohet çdo ditë

Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, sot në Shqipëri numërohen mbi 1 mijë, ndërsa nga disa qindra punonjës në kompani turke, sot janë mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë të punësuar në to.

Manastirliu me gratë sipërmarrëse: Programi i Rilindjes Urbane 2.0 do të rrisë vlerën e biznesit

Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu në vijim të turit të takimeve “Për Tiranën 2030”, zhvilloi një bashkëbisedim me gra e vajza sipërmarrëse të Njësisë 3.