Manastirliu me gratë sipërmarrëse: Programi i Rilindjes Urbane 2.0 do të rrisë vlerën e biznesit

Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu në vijim të turit të takimeve “Për Tiranën 2030”, zhvilloi një bashkëbisedim me gra e vajza sipërmarrëse të Njësisë 3.


Kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu në vijim të turit të takimeve “Për Tiranën 2030”, zhvilloi pasditen e djeshme një bashkëbisedim me gra e vajza sipërmarrëse të Njësisë 3.

Pasi dëgjoi shqetësimet që u ngritën në lidhje me zhvillimin e hapësirave të çliruara, Manastirliu foli për programin e Rilindjes Urbane 2.0, që synon riorganizimin dhe harmonizimin e hapësirave të përbashkëta, duke i shërbyer komunitetit, por edhe duke ngritur vlerën e biznesit.

“Sot, ne kemi më shumë se 1000 hapësira që janë çliruar në rrugët kryesore, por edhe në lagje, që janë 1000 mundësi për të realizuar qëllimin e përbashkët të komuniteteve, qoftë atë të banorëve, qoftë atë të biznesit. Si realizohet kjo? Edhe në hapësira shumë të vogla, arkitektët janë duke punuar dhe po bëjnë projekte, që i vlejnë banorëve të zonës”, tha Manastirliu, duke shtuar se “kati 0” është një hapësirë që u shërben të gjithëve, ku njerëzit takohen dhe komunikojnë me njëri-tjetrin.

Ajo vuri theksin në rëndësinë që ka harmonizimi i nevojave të komunitetit me ato të biznesit dhe bashkëjetesën e tyre në këto hapësira të përbashkëta.

“Ne kemi nevojë për t’i rijetësuar këto zona për t’ia kthyer komunitetit, por dhe për t’i dhënë vlerë edhe biznesit. Nga ana tjetër ne jemi duke finalizuar një rregullore, e cila do të vendosë për herë të parë standardet e ofrimit të shërbimit të biznesit, sidomos për bar-kafetë, por edhe për shërbime të tjera. Kjo rregullore do të vendosë standarde të shfrytëzimit të hapësirave të përbashkëta, të faktit se si sipërmarrja do të kontribuojë në rritjen e gjelbërimit të zonës”, tha Manastirliu.

Në këtë takim kandidatja e PS për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu shoqërohej nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, deputetja Delina Ibrahimi, por edhe nga të deleguarat Klotilda Bushka dhe Ermonela Felaj.

Burimi ATSH

Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.