Spiropali: Mbledhja e parë e qeverive me Italinë, pikënisje historike

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u shpreh sot se mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali, është pikënisje historike për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar.

Lamallari me homologun italian: Mbështetje për ndryshimet ligjore në Kodin Penal

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë vizitës në Itali, në kuadër të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane zhvilloi edhe një takim me homologun italian Carlo Nordio.

Mbi 25 mijë ushtarë italianë u strehuan nga shqiptarët, Rama-Meloni: Projekte për të kujtuar sakrificën

Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni vlerësuan sot gjatë konferencës së përbashkët për mediet pas mbledhjes së parë të dy qeverive në Romë, aktin e jashtëzakonshëm të humanizmit të shqiptarëve që, në shtator të vitit 1943, shpëtuan mijëra ushtarë italianë të mbetur në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë, duke i strehuar dhe mbrojtur nga pushtuesit nazistë.

Meloni: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë. Ky nuk është zgjerim, por ribashkim i Evropës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni deklaroi sot se “pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një kapitull teknik”.

Rama: Deri në 2028 zgjidhim çështjet me Greqinë

Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, në konferencën e përbashkët për shtyp folën mbi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, integrimin evropian të vendit tonë si dhe raportet me shtetin grek.

Rama: Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Itali, kontribut për sovranitetin energjetik të Evropës

Në Romë u zhvillua sot mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri-Itali, ku edhe u nënshkruan 16 marrëveshje.

Rama: Edhe 100 herë po ta kërkonte Italia, do ta bëja marrëveshjen për emigrantët

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen italiane Giorgia Meloni, se projektet e përbashkëta mes dy vendeve i shërbejnë jo vetëm Shqipërisë, por edhe Italisë.

Meloni: Forum të përbashkët për sipërmarrjen, fokus Korridori VIII

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cilësoi sot mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane historike dhe që hap një fazë të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Shqipëri – Itali, 16 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi

Shqipëria dhe Italia forcuan edhe më tej partneritetin në fusha të rëndësishme, me shkëmbimin e një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi, në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare mes vendeve të mbajtur në Romë.

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me frymë evropiane, të vendosur të vazhdojmë përpara

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama sot në Romë, u ndal edhe tek marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, duke e cilësuar atë “një marrëveshje me frymë të thellë evropiane”.