Ferma në Gradisht zgjeron kapacitetet me mbështetjen e Skemës Kombëtare të Investimeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi sot fermën blegtorale të Rodolf Velos në Gradisht, e ngritur në vitin 2023, e cila po shënon zgjerim të ndjeshëm të aktivitetit falë mbështetjes nga Skema Kombëtare e Investimeve 2024.

PBB për frymë, në rreth 15,000 euro në 2029-ën

Sipas projeksioneve makroekonomike, ky trend përfaqëson një rritje prej rreth 32%, e cila reflekton zgjerimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe afrimin gradual me mesataren e Bashkimit Evropian.

Rama: Ndryshim thelbësor i qasjes ndaj Shqipërisë në Gjermani

Shqipëria u përfaqësua me dinjitet dhe me të gjithë fuqinë e ambicies së saj për të ecur përpara në forumin e Dialogut Global të Berlinit.

Rama: Të garantojmë pakthyeshmërinë e reformave në rrugën drejt BE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit evropian, ku sfida kryesore është të sigurohet pakthyeshmëria e reformave dhe arritjeve të deritanishme.

Rama: Risi absolute kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, Ogerta Manastirliut dhe Brunilda Mezinit.

Rama: Aeroporti i Rinasit, i pari në Europë me portë digjitale të hyrjes

Kryeministri Edi Rama tha sot aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas do të jetë i pari në Europë me portën digjitale të hyrjes.

Rama: Identiteti digjital, gati nga viti 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026.

Shqipëria ndër vendet me performancën më të lartë në sigurinë kibernetike, suksesi në Cyber National Security Index

Shqipëria, përmes reformave të thella në këtë fushë, ka arritur rezultat historik duke u vlerësuar me 85 pikë dhe duke u renditur në vendin e 18-të në botë në Cyber National Security Index (NCSI).

Kursi i parë për guida turistike në Gjirokastër, 15 të rinj drejt çertifikimit

Në Qendrën e Formimit Profesional Publik në Gjirokastër kursi i guidave turistike, i hapur për herë të parë, po ndiqet me interes nga të rinjtë gjirokastritë.

Balluku: Mirëmbajtja estetike e akseve po aq i rëndësishëm sa siguria rrugore

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot nga afër zonën e rrethrrotullimit të Rinasit, ku grupet e punës së ARRSH-së ishin në terren, të angazhuar për pjesën estetike, por edhe kujdesin për bimësinë.