Zjarr në malin e Tërbunit, bashkia Pukë apel qytetarëve për bashkëpunim

Mali i Tërbunit në Pukë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mesditës, ndërsa flakët, të favorizuara nga erërat dhe terreni i vështirë malor, janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.


Mali i Tërbunit në Pukë është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mesditës, ndërsa flakët, të favorizuara nga erërat dhe terreni i vështirë malor, janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Situata paraqitet e vështirë për ndërhyrje, pasi terreni malor pengon depërtimin e mjeteve zjarrfikëse në zonat e prekura nga zjarri.

Në terren janë angazhuar strukturat e bashkisë Pukë, shërbimi zjarrfikës, strukturat e shërbimit pyjor dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për kufizimin dhe vënien nën kontroll të vatrave.

Në kushtet e situatës së krijuar, bashkia Pukë u ka bërë apel banorëve, të rinjve dhe qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë, të bashkohen në përpjekjet për mbrojtjen e pyjeve dhe pasurisë natyrore.

Bashkia thekson se çdo ndërhyrje vullnetare duhet të bëhet vetëm në koordinim me strukturat profesionale dhe në përputhje me udhëzimet e tyre, për të shmangur rrezikun për jetën dhe sigurinë.

“Tërbuni është pasuri e Pukës, e jona të gjithëve”, thuhet në apelin e bashkisë, e cila i fton qytetarët të kontribuojnë me përgjegjësi dhe solidaritet në përballimin e situatës.

Strukturat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e sipërfaqeve pyjore, ndërsa situata mbetet nën monitorim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.