
Category: 24/7
Kryeministri Edi Rama deklaroi se situata pas zjarreve në Himarë dhe Fier është nën kontroll, ndërsa nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara.
Sot kremtohet një nga datat më të rëndësishme për figurën e Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, dita kur ajo u shpall shenjtore nga papa Françesku, duke u bërë Shën Tereza e Kalkutës.
Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi priti ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri z. Anar Huseynov
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Përmet, ku vlerësoi modelin zhvillimor që bashkon trashëgiminë kulturore e fetare, pasuritë natyrore dhe vlerat tradicionale.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiç, duke e lidhur këtë me mungesën e përballjes me të kaluarën e luftërave në ish-Jugosllavi.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “qeverisja e hapur nuk duhet të merret si e mirëqenë”, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të nismës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP).
Kryeministri Edi Rama uroi sot kryeministren Giorgia Meloni, në një ditë historike për qeverinë italiane, e cila, pas 1413 ditësh në detyrë, bëhet qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane.
Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka nisur zyrtarisht misionin në Tiranë me një mesazh, duke vënë theksin te mbështetja e procesit të integrimit evropian të vendit tonë.
Nëse kërkoni një ekuilibër mes shijimit të disa ditëve të qeta dhe mundësisë për të zbuluar një mori atraksionesh turistike e kulturore, përgjigjja është udhëtimi në Shqipëri, shkruan revista spanjolle e turizmit “Viajar”.
Shqipëria u përfaqësua në këtë aktivitet nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Anesti Kapllani.









