KQZ: Deri në orën 10:00 kanë votuar 13.42% e qytetarëve

Në Shqipëri ka nisur sot votimi për zgjedhjet e 11-ta parlamentare. Janë 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin të cilat do të mbyllen në orën 19:00.

Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja e tij: Sot është fjala e popullit

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama votoi sot në Surrel, Tiranë për zgjedhjet e 11 majit.

Begaj pas votimit: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, pa presion dhe me përgjegjshmëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj kanë votuar sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në kryeqytet.

Berisha: Do të kemi një ditë të dytë vere

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

Lidhja e presidentit kinez me nënën e tij

Dita e Nënës, që bie të dielën e dytë të majit, kremtohet edhe në Kinë, ku nëna cilësohet edhe si “mësuesja e parë” e çdo njeriu. Nga kjo nuk bën ndryshim as presidenti kinez Xi Jinping.

Ylli pret Presidentin e Komitetit Paralimpik Europian, Raymon Blondel

Blondel ka uruar përzemërsisht Presidentin Fidel Ylli për rizgjedhjen e tij dhe ofroi mbështetjen e tij dhe të Komitetit Paralimpik Europian për bashkëpunime të mëtejshme.

Proda mesazh policëve: Përballimi me sukses i ‘Giro d’Italia’, dëshmi e qartë e përkushtimit tuaj

Përfundon faza e dytë e aktivitetit “Giro d’Italia 2025”, e cila u zhvillua gjatë gjithë ditës së sotme në Tiranë.

Celibashi mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi i dha sot një mesazh qytetarëve shqiptarë mbi procesin zgjedhor të datës 11 maj.

Joshua Tarling, fituesi i etapës së dytë të “Giro d’Italia” në Tiranë

Çiklisti britanik fitoi në garën kronometri, duke lënë pas tij Primoz Roglic.

KQZ priti 19 delegacione nga Trupat e Menaxhimit Zgjedhor

Delegacionet e trupave të menaxhimit zgjedhor do të vëzhgojnë ditën e zgjedhjeve dhe do të njihen me disa nga pikat turistike dhe kulturore të vendit tonë.