
Category: 24/7
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se puna për paketën e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian vijon, ndërsa theksoi se traktatet e ardhshme të anëtarësimit mund të përfshijnë masa sigurie, të ngjashme me ato të parashikuara në traktatet e mëparshme.
Çështja e Tajvanit është interesi thelbësor i Kinës dhe baza politike e marrëdhënieve Kinë-ShBA, tha të martën Zhang Han, një zëdhënëse e Zyrës së Punëve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mori pjesë në Konferencën Evropiane të Drejtuesve të Policisë, të organizuar dhe koordinuar nga EUROPOL-i në Hagë (Holandë).
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndeti sot arritjen e marrëveshjes për paraqitjen e një liste të përbashkët të partive dhe subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026 në Serbi.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh për uljen e tarifave të roamingut mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, duke e cilësuar këtë një mundësi për afrimin e qytetarëve.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është në thelb të procesit të integrimit evropian.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çështja e ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni i duhet lënë gjykatës, ndërsa bëri të ditur se asnjë shqetësim nuk ka ardhur nga partnerët e SHISH lidhur me këtë çështje.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri të ditur se nesër do të vizitojë së bashku me kryeministrin Edi Rama shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, e rindërtuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian pas tërmetit të vitit 2019.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke deklaruar se vendi është ndër shtetet kryesuese në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.








