Von der Leyen: Do të kthehem në Shqipëri kur të nisë roamingu falas

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh për uljen e tarifave të roamingut mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, duke e cilësuar këtë një mundësi për afrimin e qytetarëve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh për uljen e tarifave të roamingut mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, duke e cilësuar këtë një mundësi për afrimin e qytetarëve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur sot me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen tha se negociatat për roaming-un duhet të përshpejtohen.

“Çështja e dytë për të cilën ne po punojmë është ulja e tarifave të roaming-ut. Sepse unë besoj që kjo është një mundësi shumë e mirë që njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin dhe këto negociata duhet t’i përshpejtojmë”, u shpreh ajo.

Presidentja e KE-së tha se do të rikthehet në Shqipëri në ditën kur të nisë roaming-u pa pagesë.

“Unë ju premtoj se, në rast se ju negocioni me ne dhe me kompanitë në mënyrë të suksesshme, unë do të kthehem pikërisht atë ditë, kur ne do të fillojmë roaming falas këtu në Shqipëri”, deklaroi Von der Leyen.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia