Rama: Asnjë partner nuk ka shprehur shqetësim për çështjen e SHISH, drejtësia të bëjë punën e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çështja e ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni i duhet lënë gjykatës, ndërsa bëri të ditur se asnjë shqetësim nuk ka ardhur nga partnerët e SHISH lidhur me këtë çështje.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çështja e ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni i duhet lënë gjykatës, ndërsa bëri të ditur se asnjë shqetësim nuk ka ardhur nga partnerët e SHISH lidhur me këtë çështje.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama kujtoi se Komisioni Europian e shikon Shqipërinë një partner serioz.

“Ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur dhe për të përhapur valë dëshpërimi, Komisioni Euriopian i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratat e veta i ka të lidhura me faktet e një përpjekje të përditshme në të gjitha aspektet. Ndër këto aspekte janë provat e një lufte pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shtoi Rama.

Rama tha se “ajo që këtu nga shumëkush mund të shikohet si regres nga Bashkimi Europian, nga Komisioni Europian shikohet si progres”.

“Në fakt është transformim. Ne jemi më shumë se asnjëherë më parë në rrugën e duhur. Deri dje korrupsioni ishte sistem. Sot për herë të parë ky vend ka një sistem që ka fituar dhe fiton dita-ditës aftësi vetëkorrigjuese, vetëpastruese, pra ato antikorpe që i ka çdo sistem demokratik falë ndarjes së pushteteve ku çdo pushtet bën punën e vet”, tha Rama.

Duke folur për hetimet ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, kryeministri Rama theksoi se kjo është një çështje që i duhet lënë gjykatës.

“Nuk i duhet lënë leximit sporadik të materialeve hetimore që nxirren për të bërë çorap opinionin publik, por i duhen lënë gjykatës. Procesi do të tregojë nëse ka apo nuk ka gjëra të cilat kanë cenuar çfarëdoqoftë në lidhje me sigurinë kombëtare apo me besueshmërinë që ka të bëjë me partnerët”, shtoi Rama.

Por, sipas Kryeministrit, asnjë shqetësim nuk ka ardhur deri tani nga asnjë partner i SHISH.

“Lajmi që kam për ju është se një shqetësim i tillë që na vjen nga shpërndarësit dhe nga agjitatorët e materialeve të nxjerra rrugëve, nuk na ka ardhur deri tani nga asnjë partner. Asnjë partner. Dhe patjetër që kur fola për partnerët, që kanë mbetur pa fjalë, fola për partnerët në sistemin e sigurisë. Nuk fola për aleatët politikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë. Fola për partnerët që kanë punuar dhe punojnë me Shërbimin. Sepse ajo që i është bërë Shërbimit me atë metodë që u trajtua çështja është e paparë në historinë e botës, por është përsëri pjesë e një procesi”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se pret që prokurorët të bëjnë të patrazuar deri në fund punën e tyre, gjykata të bëjë e pandikuar punën e vet dhe në fund do të dalë edhe rezultati.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…