Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Malaga

Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”.

Muzhaqi: Kinemaja e hapur verore, tjetër hapësirë komunitare kulturore në Përrenjas

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ndau sot fotografi të këtij aktiviteti i cili mundësoi përfshirjen e fëmijëve dhe prindërve në një eksperiencë të përbashkët artistike dhe argëtuese.

Nis festivali i komedisë “KoKo Fest 2025” në Korçë

Edicioni i 12-të i festivalit sjell një program të larmishëm me 7 shfaqje, ku marrin pjesë trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Italia.

Korça në garë për titullin “Qyteti Europian i Sportit 2026”

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zëvendësministri i Sportit, Endrit Hoxha, mirëpritën në Korçë delegacionin e ACES Europe, organizata jofitimprurëse me seli në Bruksel, e cila çdo vit jep njohjet e Kryeqytetit, Qytetit, Komunitetit dhe Qytezës Sportive Evropiane

Gonzato: Mbështesim të rinjtë shqiptarë në ndërtimin e një shoqërie demokratike

Ambasadori i BE Gonzato i priti të rinjtë në “Europe House” dhe shkëmbeu me ta ide mbi mënyrat se si të forcohet pjesëmarrja e të rinjve në procesin e integrimit në BE.

Rama: Në qoftë se Europa zgjerohet me ne bëhet më e fortë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni se “arsyeja pse fituam kaq thellë këtë herë mendoj ishte shumë e lidhur me zotimin e BE-së dhe thirrjes për të gjithë njerëzit të mblidheshin rreth flamurit për ta sjellë këtë flamur në BE”.

Porti i Durrësit, rritje me 9% e kontejnerëve të përpunuar gjatë 7-mujorit

Kjo rritje dëshmon për performancën e lartë të terminalit në ofrimin e shërbimeve ndaj operatorëve logjistikë dhe tregut rajonal, duke e konsoliduar më tej rolin e Portit të Durrësit si një nyje kyçe për qarkullimin e mallrave në rajon.

Hasani: Të angazhuar në forcimin e bashkëpunimit mbi çështje kyçe rajonale e globale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2025 të organizuar në Slloveni.

Kos: Nëse Rama vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos te pranishme në Forumin Strategjik të Bled që po mbahet në Slloveni, tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse kryeministri Edi Rama “vazhdon punën e shkëlqyer”.

Forumi i Bled-it në Slloveni, Rama: Politika jonë e jashtme e harmonizuar 100% me atë të BE-së

Kryeministri Edi Rama, merr pjesë sot në edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it në Slloveni, një prej ngjarjeve kryesore diplomatike në Evropë.