Kos: Nëse Rama vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos te pranishme në Forumin Strategjik të Bled që po mbahet në Slloveni, tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse kryeministri Edi Rama “vazhdon punën e shkëlqyer”.


Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos te pranishme në Forumin Strategjik të Bled që po mbahet në Slloveni, tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse kryeministri Edi Rama “vazhdon punën e shkëlqyer”.

“Kemi çelur dy grupkapituj të tjerë me Shqipërinë dhe kemi rënë dakord me Edin që do të festojmë, së pari në Bruksel dhe vitin tjetër me ndeshjen e futbollit mes vendeve anëtarë dhe vendeve kandidate në Tiranë dhe kuptohet që Presidenti i UEFA-s do të luajë me ne, e po kështu edhe ca të tjerë. Megjithatë, unë nuk është se kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni”, tha Kos.

Ajo shtoi se ” po ecim përpara dhe nëse është e mundur që nëse përfundojmë në 2026 aspektin teknik të bisedimeve, në 2028-ën mund të kemi 28 anëtarë të BE. Dhe nëse Edi vazhdon të bëjë atë që po bën në mënyrë të shkëlqyer, atëherë në 2029-n mund të kemi 29 anëtarë. Megjithatë, unë nuk kam shumë kohë, kam vetëm katër vjet, kështu që shpejtoni”.

Gjithashtu, Kos solli në vëmendje sondazhin e BE-së duke theksuar se popullsia shqiptare e mbështet anëtarësimin me 92%”.

Kos veçoi kryeministrin shqiptar mes të tjerëve, duke thënë se duhen liderë që e besojnë vetë se integrimi është gjëja e duhur për vendet e tyre.

“Ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk udhëhiqet nga drejtues si Edi që nuk e besojnë vetë. Duhet të ketë udhëheqës që besojnë vetë se ky integrim është gjëja më e mirë për vendet e tyre. Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbi punët e përditshme, që dinë si t’i zgjidhin çështjet dypalëshe. Dhe së treti, udhëheqës që besojnë se është detyra e tyre t’i shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë të butë që të kuptojnë se vërtet po lëvizet, po ecet përpara”, tha Kos.

Komisionerja nënvizoi gjithashtu se nuk ka rrugë të shkurtër për të gjithë shtetet kandidate të cilat duan të anëtarësohen në BE, teksa nënvizoi se duhen zbatuar reformat.

“Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm e atë që bëjmë neve në Bruksel, ka të bëjë edhe me faktin se sa e mbështet publiku, parlamenti dhe shoqëria civile. Nuk ka rrugë të shkurtra. Borrell tha se në 2030 të dyja vendet duhet të jenë gati, vendet kandidate dhe ne. Ne që t’i pranojmë këto shtete, duhet t’i realizojnë. Nuk rënie shkurt. Që do të thotë shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit, media e lirë janë të panegociueshme. Të gjitha këto duhen përmbushur. Dua të them që gjeopolitika ka ndryshuar. Përballemi me faktin që ka forca trazuese të jashtme që duan të na shohin të dështojmë….Tani kemi forca të jashtme që duan që ne si Evropë të dështojmë, edhe vendet kandidatet”, tha Kos.

Ajo u shpreh se “pamë çfarë ndodhi në Gjeorgji. Kemi zgjedhje shumë të rëndësishme në fund të shtatorit në Moldavi dhe ku shohim se Rusia po rreket fort të luftojë kundër qeverisë aktuale dhe qytetarëve që kanë zgjedhur rrugëtimin evropian”.

Kos e mbajti fjalën e saj në panelin e liderëve “Premtimi i Bledit: Ëndërr apo realitet?” ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Robert Golob, kryeministër i Sllovenisë, Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë si dhe Milojko Spajić, kryeministër i Malit të Zi.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…