Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë

Dhjetëra-mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin”, i cili u mundëson atyre të ndjekin në kohë reale ecurinë e dokumenteve të identifikimit, nga momenti i aplikimit deri tek tërheqja në çdo vend në çdo kohë.

Krasniqi: Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, dimension thelbësor i misionit rregullator

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi mori pjesë sot në Asamblenë e 24-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore të Mediave, MNRA në Prishtinë (Kosovë).

DPSHTRR sjell në Shqipëri çmimin ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025”

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), përmes projektit Retro Albania, organizon në Tiranë një aktivitet të veçantë ndërkombëtar që synon forcimin e rolit të Shqipërisë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike.

Qeveria, rreth 31 milionë lekë për organizmin e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin për një shtesë fondi prej 31 753 000 lekësh për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Forumit të Investimeve midis vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë, në datat 13-14 tetor 2025.

Java e Kulturës Gjermane, muzikë, kulinari dhe kinematografi

Java e Kulturës Gjermane nis nesër.

Balla në grupin socialist dhe demokrat të PE: Mandati ynë i katërt, i anëtarësimit në BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se, vullneti i votës së diasporës tregoi qartë rrugën europiane të Shqipërisë dhe se mandati i katërt i qeverisë do të jetë mandati i anëtarësimit në BE.

Xhaja: Ripërdorimi social i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara, burim fuqizimi ekonomik

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans”, e cila u zhvillua në Tiranë dhe mblodhi aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Reshjet e para të borës, Balluku: Ekipet në terren, qarkullimi vijon normalisht

Reshjet e para të borës kanë mbërritur më herët këtë vit, por Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë ndërhyrë menjëherë për të garantuar qarkullimin e sigurt në akset kombëtare.

Rama në Kopenhagen për samitin e Komunitetit Politik Europian, pritet nga Mbreti Frederiku X

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kopenhagen të Danimarkës ku do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.

Lamallari: Politikë kombëtare e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim në cilësinë e drejtuesit të Komitetit Ndërministror për Reformën e Sistemit të Menaxhimit të Integruar të Tokës, me grupin e punës ku të pranishëm ishin ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj.