Koçiu: Mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin” në muajin e parë

Dhjetëra-mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin”, i cili u mundëson atyre të ndjekin në kohë reale ecurinë e dokumenteve të identifikimit, nga momenti i aplikimit deri tek tërheqja në çdo vend në çdo kohë.


Dhjetëra-mijëra qytetarë kanë përfituar nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin”, i cili u mundëson atyre të ndjekin në kohë reale ecurinë e dokumenteve të identifikimit, nga momenti i aplikimit deri tek tërheqja në çdo vend në çdo kohë.

Kështu bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale ministrja për Punët e Brendshme Albana Koçiu, e cila thekson se “prej muajit shtator, përgjigjja më e shpejtë dhe më e sigurt vjen nga shërbimi “Gjurmo Dokumentin””.

Ministrja njoftoi se përmes kodit unik të aplikimit, qytetarët mund të kontrollojnë online nëse dokumenti i tyre është pranuar, është në prodhim apo nëse është gati për t’u tërhequr në zyrat e aplikimit ose në Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit.

“Vetëm gjatë muajit të parë, dhjetëra-mijëra qytetarë kanë përfituar nga ky shërbim, duke ndjekur hap pas hapi dokumentin e tyre biometrik”, shkruan ministrja.

Ministria e Brendshme njoftoi se që nga momenti i prezantimit ky shërbim është përdorur nga 80% e aplikuesve.

Ky shërbim synon të garantojë informim të menjëhershëm, marrjen në kohë të dokumenteve dhe lehtësim të procedurave, duke rritur transparencën dhe besimin në proces.

Burimi ATSH

MIA: I pavërtetë informacioni për dërgimin e forcave policore italiane në Shqipëri

Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar sot në lidhje me informacionin që po qarkullon në rrjete sociale, sipas të…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MIA: I pavërtetë informacioni për dërgimin e forcave policore italiane në Shqipëri

Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar sot në lidhje me informacionin që po qarkullon në rrjete sociale, sipas të…