
Category: 24/7
Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), organizuan workshop-in tematik “Taksonomia kombëtare e Gjelbër: Parimet, qeverisja dhe ndërveprueshmëria me standardet e BE-së”, si pjesë e Programit të Asistencës Teknike për Sistemet Financiare të Gjelbëra.
Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Tiranë, u përurua zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në Londër kryeministri Edi Rama dha një intervistë për emisionin The World Tonight në BBC Radio 4.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëri të ditur se, së shpejti, do të ndërhyhet në Kalanë e Borshit, për t’i dhënë këtij monumenti një jetë të re.
Dokumenti gjenerohet me nënshkrim elektronik dhe aplikimi zgjat vetëm 1 minutë. Ndërsa koha e marrjes së vërtetimit zgjat vetëm një ditë.
Liqeni i Pogradecit është i hijshëm në çdo stinë e çdo ditë ka diçka të veçantë në panoramë që tërheq vizitorët të ngulin vështrimin e të mos lodhen me valëzimin e ngjyrave e formave.
Gjimnazi i njohur “Dhaskal Todri”, një nga institucionet arsimore më të rëndësishme në qytetin e Elbasanit, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë brenda vitit 2025.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin gjatë 9-mujorit të këtij viti arritën në shumën 45,3 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,9 miliardë lekësh, ose 4,4%, krahasuar me periudhën janar–shtator të vitit 2024.
Në kuadër të programit Culture and Creativity for the Western Balkans (C4WBs), me mbështetje prej 8 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, sot në Bylis u prezantuan projektet fituese nga i gjithë rajoni.
Muzeu i Pavarësisë në Vlorë është ndriçuar me dritë rozë, si një simbol i solidaritetit në luftën kundër kancerit të gjirit.









