
Category: 24/7
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese rreth orës 09:35 minuta. Seanca nisi në orën 10:00′.
Kuvendi rrëzoi kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte sot në takimin me Komitetin për Punët e Jashtme të Parlamentit danez në Kopenhagë.
Kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi sot se Kuvendi ka detyrimin t’i japë Shqipërisë një Avokat Populli dinjitoz, mbi palët.
Në qytetin e Beratit u bë dëgjesa publike mbi draftin e Planit të Menaxhimit të Integruar, të hartuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të Universitetit Politeknik të Tiranës, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Firences dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Korça mirëpriti edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore “Air Beat Festival – Lulu Fest”.
Rilindja e Liceut Franko-Shqiptar në Korçë si dhe ofrimi i programeve nga Universiteti i Teknologjisë së Compiègne në Universitetin Politeknik të Tiranës janë dy bashkëpunime me Francën që po projektohen në fushën e arsimit.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, priti sot në një takim zyrtar dy krerët e komunave të Luginës së Preshevës, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, të shoqëruar nga zyrtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh sot se harta e re gjyqësore dhe ulja e numrit të gjykatave nuk e ka përmirësuar perceptimin e qytetarëve për drejtësinë.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca prezantoi sot në Kuvend, raportin vjetor të veprimtarisë së këtij institucioni gjatë vitit 2024, vit që sipas saj, është karakterizuar nga një kontekst global sfidues për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.









