Koçiu: Gjobë për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje, përtej lejes, apo për qëllime fitimi, ka nisur e po shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikqyrësit, inspektorët, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale, që parasheh legjislacioni në fuqi.

Ambasada britanike: Barazia gjinore e panegociueshme, nuk ka vend për sulme ndaj ambasadorëve

Ambasada britanike në Tiranë reagoi sot lidhur me miratimin e ligjit për barazinë gjinore dhe deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Rama: Rritje e përvitshme e pensioneve përtej indeksimit

Kryeministri Edi Rama detajoi sot parashikimet e projektbuxhetit 2026 për rritjen e pensioneve, ndërsa siguroi se ky do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve.

Luarasi: “Barazia gjinore” nuk shton asnjë realitet të ri ligjor, garanton barazi mes dy gjinive

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi deklaroi sot se ligji “Për barazinë gjinore” i miratuar dje nga Kuvendi synon të transformojë në realitet parimin kushtetues të barazisë mes grave dhe burrave në çdo fushë të jetës.

Silvinjo: Ndaj Andorrës e vështirë, të vlerësojmë lojtarët e grumbulluar

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo publikoi sot listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë vendimtare reformash, veçanërisht në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Gogu: Ligji për barazinë gjinore, europian dhe jo ideologjik

Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu dha një prononcim për gazetarët, ku foli mbi debatin në Kuvend gjatë diskutimit për ligjin e barazisë gjinore.

Potenciali turistik për “Shqipërinë 2030” në TIF, në fokus turizmi gjithëvjetor

Shqipëria turistike dhe oferta e saj në tregun ndërkombëtar të turizmit, ishin pjesë e diskutimit në panelin me temë “Turizmi sot dhe në të ardhmen”.

Projektet infrastrukturore në Klik Ekspo Group, Verdho: Më 2027 gati hekurudha e re Tiranë-Durrës

Hekurudha e re Tiranë-Durrës-Rinas do të hapet në vitin 2027