Shqipëria, kampione e Europës për energjinë e rinovueshme me 99,3%

Shqipëria dhe Norvegjia kryesojnë me gati 100% prodhim të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, ndërsa mesatarja e BE-së është 42%.

Ndihmë në shuarjen e zjarreve, Kingji pret komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të EBA

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi.

Ndriçohet kalaja e Himarës, Gonxhja: Investim që rrit vlerën turistike

Kalaja e Himarës e cila të ofron një pamje të mrekullueshme nga zemra e Rivierës Shqiptare, vizitohet nga pushues të shumtë gjatë sezonit veror.

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit do të jetë anëtarësimi në BE.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: I hapim rrugë Rilindjes Urbane 2.0, për Shqipërinë 2030 në BE

Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

Shpëtohen 14 turistë huaj, u bllokuan në “Kanionin e Langaricës” në Përmet

Punonjësit e Policisë ndihmuan 14 turistë nga Franca dhe Gjermania, që kishin mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s”.

Kadastra vijon procesin e legalizimit të ndërtimeve informale në Kukës

Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën me dije se Drejtoria Vendore ASHK Kukës po vijon me intensitet punën për përpunimin dhe trajtimin e vetëdeklarimeve të banorëve, të kryera ndër vite.

“Doganat” pyetësor për biznesin, Malaj: Synojmë rritjen e cilësisë së shërbimeve

Ministri Malaj u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë të marrin pjesë në këtë proces për të ndihmuar në përmirësimin e mëtejshëm të transparencës dhe efikasitetit në shërbimet doganore.

Muzeu i Arbëreshëve në Vuno, Gonxhja: Një urë e gjallë mes brezave dhe brigjeve

Ky muze, sipas ministrit Gonxhja është një ftesë për të gjithë, vendas, vizitorë dhe diasporë që të ndihen pjesë e një historie që na bashkon e na bën krenarë.