
Category: 24/7
Kina njoftoi të premten një vendim për të zbatuar kundërmasa ndaj 20 kompanive ushtarake dhe 10 ekzekutivëve të lartë të industrisë ushtarake amerikane, në përgjigje të njoftimit të fundit të ShBA-së për shitjen e armëve në shkallë të madhe rajonit të Tajvanit të Kinës, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Jashtme kineze.
Korpusi i ri i laboratorëve të Institutit të Shëndetit Publik pritet të trefishojë kapacitetet laboratorike të këtij institucioni, me biosiguri sipas standardeve të BE-së.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka përcaktuar rregullat e reja dhe kriteret për dhënien e shtetësisë shqiptare për personat që ndihmojnë në evidentimin e kontributit me interes kombëtar në fushën e artit, kulturës dhe sportit.
Ministri Gonxhja uron që kjo ditë të jetë burim drite, shprese dhe harmonie për të gjithë.
Në qytetin e Gjirokastrës në këtë fundvit janë rikthyer pas 34 viteve mungesë shfaqjet e Teatrit të Kukullave për fëmijë.
Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani qëndroi mbrëmë për vizitë në familjen e Vjekoslav Toshiç nga komuniteti kroat dhe në familjen e Anton Gashit në Janjevë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përcolli sot nga Korça urimet për besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët e krishterë për Krishtlindjen ndërsa mesazhin e parë e përcolli nga kisha katolike e Shna Ndoit në Laç.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka ndarë sot një urim me rastin e Krishtlindjeve, duke publikuar një grafikë të realizuar nga i ati, Jorgaq Gogu në fillim të viteve ’90.
Mijëra besimtarë të krishterë në të gjithë vendin festuan sot Krishtlindjen, ku morën pjesë në meshat e organizuara ku u lutën për më shumë paqe dhe begati.









