
Category: 24/7
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në tryezën ministrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin në Podgoricë, ku temat kryesore ishin infrastrukturat kërkimore dhe Inteligjenca Artificiale në shkencë.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se fermerët përfitues të Skemës Kombëtare po orientohen gjithnjë e më shumë drejt rritjes së cilësisë së prodhimeve bujqësore, duke ndikuar drejtpërdrejt në zgjerimin e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof.Evis Sala, zhvilloi një takim me Unionin e Biznesit të Farmaceutikës, ku theksoi forcimin e dialogut dhe angazhimin e përbashkët për përmirësimin e këtij sektori jetik.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, theksoi sot rolin vendimtar që ka pasur Komisioni i Venecias në forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë kushtetuese në Shqipëri gjatë tri dekadave të fundit.
Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, i cili mbështetet nga forcat politike të opozitës, Florjan Binaj zhvilloi këtë të martë takimin e parë me koordinatorët e forcave politike që janë rreshtuar në krah të tij.
Pablo Hispan, president i Këshillit për Zgjedhje Demokratike njëherësh anëtar i Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës nënvizoi sot nevojën për hartimin e një Reforme Zgjedhore gjithëpërfshirëse në Shqipëri.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi u shpreh sot se Reforma në Drejtësi e vitit 2016, mbetet një ndër transformimet më të thella që ka njohur shteti shqiptar.
Ish-kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, aktualisht kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, u shpreh sot se Reforma në Drejtësi ka sjellë një transformim institucional në Shqipëri.
Presidentja e nderit e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka deklaroi sot se, Shqipëria ka bërë një hap madhor në reformimin e gjyqësorit.
Zëvendëskryetari i komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Damian Gjiknuri deklaroi sot se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një ligj të standardeve më të mira europiane për sa i përket financimit të partive politike si dhe raportimit të financimit të fushatave zgjedhore.









