“Nipër për ditë”, nisma e të rinjve të Elbasanit që gëzon gjyshërit që jetojnë vetëm

Ditët e fundit të vitit, duket se kanë qenë ndryshe për të moshuarit që jetojnë vetëm në fshatrat e Elbasanit.


Ditët e fundit të vitit, duket se kanë qenë ndryshe për të moshuarit që jetojnë vetëm në fshatrat e Elbasanit.

Në Bradashesh, Papër, Gracen, Funar, Labinot Fushë dhe Labinot Mal, dhjetëra të moshuar u vizituan nga të rinjtë e këtyre zonave në ditët e fundit të vitit duke përçuar një atmosferë krejt ndryshe dhe të veçantë, që surprizuan dhe gëzuan këtë shtresë që vuan ikjen dhe largimin e të rinjve në emigracion.

Nismës së të rinjve të PS-së Shkumbinit të Sipërm, iu bashkua edhe deputetja e zonës Sara Mila.

Disa momentet nga kjo nismë, ajo i ka postuar edhe në rrjetet e saj sociale. “Kam përqafuar dhjetëra gjyshe e gjyshër të vetmuar. Në skaje të largëta, ku ndoshta rrallë shkon zëri i festës, por ku emocioni është gjithmonë i vërtetë. Bashkë me të rinj të mrekullueshëm, vendosëm t’ua çonim festën. Por ajo që morëm ishte shumë më tepër: sy që ndriçonin, duar që dridheshin nga gëzimi, dhe një ndjenjë e fortë se prania jonë kishte peshë. Se dikush kishte ardhur posaçërisht për ta”, shprehet deputetja Mila.

Prezenca, koha e kaluar së bashku me të rinjtë në këto familje nuk sollën vetëm atmosferën e fundvitit, por rikthyen ndjesinë e të kujtuarit për këdo.

“Ata kanë nevojë më shumë për prezencë sesa për dhurata. Për kohë. Për vëmendje. Këto ditë më mësuan se festa e vërtetë nuk është kalendari, as dritat, as zhurma. Festa është prania. Është koha që i fal dikujt. Është dashuria që nuk pret asgjë mbrapsht. Këto përqafime do të më shoqërojnë shumë gjatë” shkruan më tej deputetja e cila ka mbështetur idenë dhe realizimin e kësaj ideje.

Një nismë që më shumë se gjithçka kërkon të kthejë vëmendjen tek komuniteti dhe mbajtja gjallë e lidhjeve mes tij, por edhe afrimit të brezave. Dhe për të na kujtuar të gjithëve si shoqëri, se përveç gotave që trokasim me njëri-tjetrin në festa të tilla, një kujtesë sado simbolike për ata që kemi afër, nuk është kurrë tepër.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shpenzimet dhe avioni mjekësor drejt Italisë për djalin e lënduar në sy u mundësuan nga shteti

Kryeministri Edi Rama tha sot se ashti sikundër kishte informuar edhe më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të…

Global 360

Vuçiç pranon humbjen e zgjedhjeve, studentët pritet të sigurojnë 135-140 mandate

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi, në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin RTS, se partia e tij “Serbia e Bashkuar”…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shpenzimet dhe avioni mjekësor drejt Italisë për djalin e lënduar në sy u mundësuan nga shteti

Kryeministri Edi Rama tha sot se ashti sikundër kishte informuar edhe më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të…