Miratohet kalendari i “Territoriales”, Mazniku: Portal online për adresimin e propozimeve nga publiku

Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku u shpreh sot se komisioni ka një agjendë intensive pune, në mënyrë që të kapë dritaren e vitit 2027 për realizimin e reformës.


Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku u shpreh sot se komisioni ka një agjendë intensive pune, në mënyrë që të kapë dritaren e vitit 2027 për realizimin e reformës.

Gjatë diskutimit në komision të planit të punës dhe kalendarit të Komisionit, Mazniku u shpreh se nëse nuk ecet me ritëm të mirë reforma do të mbetet për në vitin 2031.

“Mazhoranca e ka shprehur në mënyrë sistematike vullnetin që ne të kapim vitin 2027. Kjo kërkon që ne ta mbyllim reformën një vit përpara se të bëhen zgjedhjet e radhës. Kjo do të thotë se muaji korrik është një afat i diktuar nga datat që janë në fuqi”, shtoi ai.

Ndaj sipas tij, edhe mazhoranca ka ngulur këmbë që të mos ishin humbur dy muaj kohë në punimet e komisionit. “Mund të kishim bërë tashmë një pjesë të mirë të asaj pune që duhet ta fillojmë tani. Kemi daljen në terren, diskutimin me ekspertët dhe me të gjithë njerëzit”, shtoi ai.

Mazniku theksoi se agjenda e punës së komisionit është ndërtuar duke ecur mbrapsht në kohë, duke nisur nga java e fundit e korrikut 2026.

“Kjo me qëllimin më të mirë të mundshëm dhe në përputhje me sugjerimet e Komisionit të Venecias që reforma administrative duhet bërë 1 vit para zgjedhjeve”, tha ai.

Ndaj sipas tij, komisioni duhet të sigurohet që me intensitet të madh pune të nxjerrë produktet e ndërmjetme duke siguruar një nivel të qenësishëm bashkëbisedimi.

“Kemi tri faza të ndryshme të strukturuara të dëgjesave publike: njëra është në terren, tjetra është me ekspertët dhe pastaj tjetra, pasi janë prodhuar aktet. Kemi po ashtu edhe marrjen e opinioneve nga njerëzit, përveç rastit të sondazhit apo elementë të tjerë që mund të jenë më të prekshëm”, tha ai.

Mazniku po ashtu, ra dakort dhe me bashkëkryetarin e Komisionit Deputetin e PD, Luciano Boçi për krijimin e një portali të posaçëm të reformës, si një nënfaqe të faqes së parlamentit, ku të gjitha palët të adresojnë ecurinë e punës për reformën, pyetjet, kërkesat, por edhe elemente të tjerë që lidhen me punën e komisionit të posaçëm të reformës territoriale.

Në fund kalendari i punimeve të miratohet me kërkesa e opozitës dhe me një shënim, ku theskohet se është i ndryshueshëm më kërkesë të palëve. Pas diskutimeve, kalendari i miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës.

Marrë nga ATSH

Osmani pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit që zhvilloi sot me Kryeministrin Edi Rama i cili zhvilloi sot…

Global 360

Osmani pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit që zhvilloi sot me Kryeministrin Edi Rama i cili zhvilloi sot…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Osmani pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit që zhvilloi sot me Kryeministrin Edi Rama i cili zhvilloi sot…