Trump uron Osmanin: Mbështesim fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Trump uroi popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të ShBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Presidenti amerikan shpreh gatishmërinë e ShBA për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët.

Ai thekson se ShBA-ja është e gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë.

Në këtë letër, presidenti i SHBA-së ka falënderuar presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe si dhe mirëpriti Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, që synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.

Me këtë rast, presidenti Trump shpreh besimin në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Osmani e ka falenderuar Trump për urimin e përzemërt për popullin e Kosovës në prag të Ditës së Pavarësisë, si dhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt”, thekson Osmani, teksa ka publikuar në rrjetet sociale letrën e presidentit Trump.

Marrë nga ATSH / KosovaPress

Lexo më shumë nga

Deklarata e përbashkët Kinë-Rusi promovon multipolarizimin botëror dhe llojin e ri të marrëdhënieve ndërkombëtare

Gjatë vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Pekin, Kina dhe Rusia publikuan të mërkurën një deklaratë të përbashkët,…

Global 360

Bordi i Paqes i kërkon KS të ushtrojë presion për çarmatim të Hamasit

Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Deklarata e përbashkët Kinë-Rusi promovon multipolarizimin botëror dhe llojin e ri të marrëdhënieve ndërkombëtare

Gjatë vizitës së Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Pekin, Kina dhe Rusia publikuan të mërkurën një deklaratë të përbashkët,…