Derbi i 211-të i kryeqytetit Partizani-Tirana, “Air Albania” mirëpret spektaklin

Të dielën, në “Air Albania”, në orën 16:30, Partizani dhe Tirana do të përballen në ndeshjen e tyre të 211-të, duke vijuar një histori rivaliteti që daton dekada më parë.


Derbi i kryeqytetit është gjithmonë një ngjarje e veçantë për futbollin shqiptar, dhe kjo fundjavë nuk do të bëjë përjashtim.

Të dielën, në “Air Albania”, në orën 16:30, Partizani dhe Tirana do të përballen në ndeshjen e tyre të 211-të, duke vijuar një histori rivaliteti që daton dekada më parë.

Deri më sot, janë luajtur 210 përballje direkte mes dy ekipeve. Partizani ka regjistruar 83 fitore, Tirana ka triumfuar në 62 raste, ndërsa 65 ndeshje kanë përfunduar me barazim. Këto statistika tregojnë balancën e fortë mes dy skuadrave dhe emocionet që çdo takim sjell për tifozët dhe dashamirësit e futbollit.

Derbi i radhës vjen në një moment ku të dy ekipet janë të përgatitura për të dhënë maksimumin në fushë. Rivaliteti i gjatë, historia e përballjeve dhe motivimi për tri pikët e rëndësishme e bëjnë këtë ndeshje një nga më të ndjekurat dhe më emocionueset në kalendarin e Abissnet Superiores.

Tifozët presin me padurim këtë derbi, dhe stadiumi “Air Albania” pritet të jetë i mbushur për të ndjekur një nga sfidat më të mëdha të futbollit shqiptar.

Biletat për ndeshjen Partizani-Tirana janë në shitje online përmes platformës T-ticket, si dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…