Kadastra: Kalimi i tokës bujqësore në pronësi, banorëve u kërkohet plotësim dokumentacioni

Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Shkodër po vijon punën në njësitë administrative Gradec, Reç, Ktosh dhe Pjetroshan, për procesin e kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, si dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe.


Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Shkodër po vijon punën në njësitë administrative Gradec, Reç, Ktosh dhe Pjetroshan, për procesin e kalimit të tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, si dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe.

Kadastra bën të ditur se, gjatë verifikimeve është evidentuar nevoja për plotësimin e disa kërkesave nga ana e qytetarëve. Për këtë arsye, ASHK fton banorët e këtyre zonave të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore ASHK Shkodër për kontrollin e dokumentacionit të dorëzuar dhe për plotësimin e dosjeve me dokumentet e munguar.

Bashkëpunimi i banorëve është thelbësor për vijimin e procesit, garantimin e dosjeve të sakta dhe koordinimin me institucionet përkatëse, me qëllim përmbylljen e procedurave në kohë.

Banorët e fshatrave Gradec, Reç, Ktosh dhe Pjetroshan, emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të ASHK-së, mund të konsultojnë listën orientuese dhe të informohen mbi dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e dosjes në këtë link: https://www.ashk.gov.al/…/kalimi-i-tokes-bujqesore-nga…/

Shqyrtimi i dosjeve do të nisë menjëherë pas plotësimit të tyre me dokumentacion të rregullt dhe të plotë nga subjektet përkatëse. ASHK njofton se, ky proces po zbatohet në përputhje me Ligjin 2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, që përcakton kriteret për kalimin e tokës bujqësore nga përdorimi në pronësi, pa shpërblim, për kërkesat e paraqitura brenda afatit ligjor.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.