Prezantohet në Tiranë projekti “Asia” i fotografit italian Massimo Saretta

Fotografi Italian Massimo Saretta prezantoi në Tiranë albumin “Asia”, veprën e tij të re që është një projekt editorial me përmasa të gjera.


Fotografi Italian Massimo Saretta prezantoi në Tiranë albumin “Asia”, veprën e tij të re që është një projekt editorial me përmasa të gjera.

“Asia” vjen me 250 faqe imazhesh që rrëfejnë historinë, artin, kulturën dhe besimet e Orientit, një itinerar vizual intensiv, i aftë të kapë thelbin e vendeve më të largëta dhe të nxisë njohjen, ndjeshmërinë dhe reflektimin mbi “të ndryshmen”.

Promovimi në Tiranë, u bë i mundur edhe falë mbështetjes së Institutit Italian të Kulturës dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu”, që sollën jo vetëm një libër, por një thesar kulturor.

Projekti merr formë falë kontributit të organizatës Resolution, nën drejtimin e art manager Liora Sinigaglia, me mbështetjen e dr. Armela Curi dhe fotografit Grisel Hoxha, të cilët kanë shoqëruar ndërtimin e një rruge kulturore koherente dhe vizionare.

Qëllimi i projektit është promovimi i njohjes së kulturave dhe qytetërimeve që popullojnë territoret aziatike, një objektiv që talenti i Saretta-s arrin ta realizojë duke kapur thelbin e tyre më të thellë.

Udhëtimi fotografik përmbledh shkrepje dhe përvoja të mbledhura gjatë një harku prej njëzet vitesh: nga India në Kamboxhia, nga Kina në Vietnam, nga Bangladeshi në Nepal, duke përfshirë gjithashtu Japoninë dhe Tajlandën. Imazhet, të karakterizuara nga ngjyra të forta dhe kontraste të theksuara, i përcjellin shikuesit larminë dhe autenticitetin.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…