Jaupaj: Kulturë e re e gjuetisë me elemente të traditës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj prezantoi sot në Kuvend, projektligjin “Për gjuetinë”.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj prezantoi sot në Kuvend, projektligjin “Për gjuetinë”.

Jaupaj tha se ky projektligj ka një kuadër të ri ligjor që do të rregullojë aktivitetin e gjuetisë në Shqipëri.

“Ky propozim vjen në një moment kyç për vendin tonë pasi përfaqëson rikthimin e një aktiviteti pas një dekade moratoriumi, të cilin e cilësonim shumë të nevojshëm për rikthimin e qetësisë në habitatet natyrore”, tha ai.

“Për kontekstin kohor, kjo masë drastike është marrë pasi ka qenë e domosdoshme për biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura. Por, pas moratoriumit që ka shërbyer edhe si periudhë për të ndërtuar mekanizmat ligjorë që kontrollojnë pasuritë natyrore të Shqipërisë, siç është AKZM ndodhemi sot në një stad të ri”, tha Jaupaj.

Ministri Jaupaj u shpreh se “gjuetia në vendin tonë ka qenë dhe vazhdon të jetë një traditë që është transmetuar brez pas brezi dhe që ka pasur një vlerë që shkon përtej aspektit të sigurimit të ushqimit. Propozimi për rihapjen e gjuetisë nën kushtet e kontrolluara njeh këtë dimension kulturor dhe kërkon ta transformojë atë”, pohoi Jaupaj.

Sipas Jaupajt, ideja e këtij projektligji qëndron në faktin e krijimit të një kulture të re të gjuetisë që ruan elementet pozitive të traditës ndërsa eliminon praktikat e dëmshme.

“Gjuetari modern që ky projektligj synon të ndërtojë është dikush që njeh dhe mbron natyrën, që kupton rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe respektin e ligjit, si edhe ushtron aktivitetin me përgjegjësi dhe etikë”, vijoi ai.

“Edukimi mjedisor i brezave të rinj është komponent thelbësor i kësaj strategjie afatgjatë. Fëmijë që rriten me rëndësinë e natyrës do të jenë gjuetarë të përgjegjshëm të së nesërmes. Përpara vendosjes së moratoriumit, gjuetia në vendin tonë kishte marrë përmasa shqetësuese, një situatë që krijoi një territor të hapur për gjuetinë e pakontrolluar dhe goditi faunën e egër”, tha ai.

Jaupaj tha se studimet treguan se shumë specie kishin pësuar rënie drastike të popullatës së tyre.

“Shpendët ujorë dhe migratorë që dikur ishin të bollshëm në zonat bregdetare u zvogëluan në mënyrë shqetësuese. Edhe speciet e vogla që kishin qenë objekt i gjuetisë sportive u bënë gjithmonë e më të rralla”, cilësoi Jaupaj.

Sipas tij, në këtë kontekst qeveria shqiptare vendosi një moratorium të plotë për gjuetinë, vendim të cilin Jaupaj e cilësoi të guximshëm për kohën, por i domosdoshëm pasi synonte t’i jepte kohë rikuperimit të popullatës së faunës dhe ndërtimin e një sistemi të ri të menaxhimit për burimet natyrore.

Ministri i Mjedisit u shpreh se përmes këtij projektligji synohet të vendosen rregulla të qarta për mënyrën e organizimit dhe ushtrimit të gjuetisë, që të sigurohet ruajta e diversitetit biologjik dhe ekuilibri natyror i habitateve të florës dhe faunës së egër.

Jaupaj tha se eksperienca e vendeve evropiane tregon se gjuetia mund të shndërrohet në burim të ardhurash në zonat rurale me hapjen e vendeve të reja të punës, përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve.

“Ndryshimi është kalimi i kompetencës nga strukturat qendrore te bashkitë, ndryshe nga më parë , tani përgjegjësinë për gjuetinë e kanë njësitë e qeverisjes vendore.

Duke synuar një gjueti të qëndrueshme që garanton mbrojtjen e biodiversitetit. Ky propozim i ri përfaqëson një mundësi të rëndësishme për Shqipërinë që krijon një model bashkëkohor për mirëqenien e komuniteteve”, përfundoi Jaupaj.

/Marrë nga ATSH

Ministri Hoxha, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Spanjë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministri Hoxha, javën e ardhshme vizitë zyrtare në Spanjë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot me ambasadorin e Spanjës në Tiranë, Gabriel Cremades…