Osmani në Shkodër: Festat e Nëntorit i bashkojnë të gjithë shqiptarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur sot pasdite në qytetin e Shkodrës, ku është pritur në takim nga kryebashkiaku Benet Beci.


Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar sot në Shkodër se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit janë normale në një sistem demokracie.

Ajo tha se shpreson që Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e reja do të konstituohet sa më shpejt pasi qytetarët presin të merren vendime të tjera në të mirë të vendit.

“Situatat politike apo kjo që po ballafaqohet Kosova për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë normale në demokraci. Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi konstituim të Kuvendit. Shpresoj që të kemi qeveri sa më parë, sepse qytetarët e Kosovës mezi presin. Festa e 28 Nëntorit i bashkon të gjithë shqiptarët”, tha Osmani.

Ajo theksoi se çdo iniciativë që e afron më shumë Kosovën me Shqipërinë është shumë e mirëseardhur.

“Unë besoj që rruga Shkodër-Gjakovë, do të hapë edhe më shumë rrugë të tjera jo vetëm fizike dhe gjeografike, edhe rrugë bashkëpunimi, në ekonomi, turizën dhe kulturës”, u shpreh Osmani.

Osmani ka mbërritur sot pasdite në qytetin e Shkodrës, ku është pritur në takim nga kryebashkiaku Benet Beci.

Ajo tha se “secila vizitë në Shkodër është e veçantë. Është kënaqësi që kthehem sërish. Është një qytet që e ka ndihmuar Kosovën në momentet më të rënda. Ju e dini që edhe në 1998-1999, qytetarët e Gjakovës kanë ndenjur këtu. Shkodra ka qenë krahë nesh edhe për rindërtimin tonë. Edhe tani po ecim përpara si dy shtete që synojmë integrimin në BE. Është emocion që në prag të Festës së Flamurit gjendemi në Shkodër”.

“Për ne është festë e katërfishtë, ku përveç festës së Flamurit është dita e Pavarësisë së Shqipërisë nesër. Për ne është e rëndësishme sepse është ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe është dhe përvjetori i daljes publike të UÇK-së. Sot festojmë gjithashtu ditën e forcës së ushtrisë sonë. Si Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe në rrugën drejt ntegrimit në BE për shkak të mbështetjes së aleatëve. Nesër do të jem në Vlorë dhe Tiranë për të vazhduar festën e përbashkët”, tha Osmani.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…