Spiropali: Austria, mbështetje të palëkundur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, në një vizitë që theksoi miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe mbështetjen e fuqishme të Austrisë për integrimin europian të Shqipërisë.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, priti sot në Tiranë ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, në një vizitë që theksoi miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe mbështetjen e fuqishme të Austrisë për integrimin europian të Shqipërisë.

Gjatë takimit, palët zhvilluan bisedime të hapura mbi prioritetet e përbashkëta dhe ecjen përpara të procesit të anëtarësimit në BE, ku Austria ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur.

“Ditë e bukur pune në Tiranë, shënuar nga vizita e mikes dhe koleges, Beate Meinl-Reisinger, Ministre Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Austrisë. Takimi solli një frymë mirëkuptimi dhe miqësie që e bën çdo hap të përbashkët edhe më domethënës”, theksoi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Spiropali vlerësoi rolin konstruktiv të Vjenës në nxitjen e reformave dhe në afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

“Në qendër të bisedave ishin prioritetet tona të përbashkëta dhe mbështetja e palëkundur e Austrisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, një proces që kërkon meritë, vendosmëri dhe vullnet për të ecur shpejt e drejt”, nënvizoi Spiropali.

Vizita vijoi në Shtëpinë e Europës, ku të dy ministret u takuan me Ambasadorët e Rinj Europianë, një brez aktiv e kreativ që sjell ide të reja dhe energji pozitive për transformimin e rajonit.

“Vizita vijoi në Shtëpinë e Europës, ku u takuam me Ambasadorët e Rinj Europianë. Ata janë një brez që mendon ndryshe, krijon më shumë dhe vepron me zemër, të rinj që sjellin ide të reja dhe i japin rajonit tonë hapësirë për ndryshim e transformim”, shkroi Spiropali.

Ministrja Spiropali e cilësoi ditën si një dëshmi se e ardhmja europiane e Shqipërisë ndërtohet përmes dialogut, besimit dhe partneritetit me miqtë që besojnë se koha për të ecur përpara është sot.

“Një ditë që rikujton se e ardhmja europiane e Shqipërisë ndërtohet përmes miqësisë, besimit dhe angazhimit të atyre që besojnë se koha për të ecur përpara është sot”, u shpreh më tej Spiropali.

Burimi ATSH

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Projekti Milot-Balldren përfshin tunel, ura dhe mirëmbajtje 35-vjeçare

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, reagoi sot ndaj atyre që i cilësoi si dezinformata lidhur me koston e…