Ström: Mbledhja e të ardhurave nga bashkitë, thelbësore për decentralizimin fiskal

Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Niklas Ström tha sot se aktiviteti për Grantin e Performancën është një gur kilometrik për bashkitë shqiptare dhe për partneritetin suedez dhe zviceran për t’i bërë këto bashki më të forta.


Ambasadori i Suedisë në vendin tonë, Niklas Ström tha sot se aktiviteti për Grantin e Performancën është një gur kilometrik për bashkitë shqiptare dhe për partneritetin suedez dhe zviceran për t’i bërë këto bashki më të forta.

Në konferencën për Sistemin e Matjes së Performancës së Bashkive, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, Ström nënvizoi se gjetjet e prezantuara sot pohojnë vlerën e këtij instrumenti dhe ndihmojnë bashkitë që të ofrojnë shërbime me transparencë dhe llogaridhënie, duke krijuar një mënyrë të drejtë dhe të bazuar në të dhënat për pushtetin vendor.

“Granti i mbështetur në performancë është një kulminacion i bashkëpunimit mes Zvicrës, Suedisë dhe Qeverisë shqiptare. Një skemë granti ku marrin pjesë të gjitha bashkitë shqiptare, që mbështet në mënyrë të drejtë. Ajo që dua të përmend është se performanca dhe përgjegjshmëria mbështetet te aftësia e bashkive për të mbledhur në mënyrë të qëndrueshme të ardhurat vendore. Qysh prej vitit 2018 , Suedia përmes tatimpaguesve të vet ka ndihmuar Shqipërinë për një sistem modern të taksës mbi pasurinë që do të sjellë më shumë të ardhura për bashkitë”, tha ai.

“Kjo është thelbësore për decentralizimin fiskal. Mbështetja jonë përmbyllet në dhjetor të këtij viti dhe vitet që vijnë do të jenë vendimtare për Shqipërinë. Kalimi në Kadastrën digjitale do të jetë një moment i vërtetë suksesi për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për përmirësimin e sistemeve, si dhe do të jetë një pikë kyçe për bashki më të forta dhe një Shqipëri më të fortë”, pohoi Ström.

Sipas ambasadorit të Suedisë, bashkitë aktualisht janë më të afta të planifikojnë zhvillimin e tyre duke marrë përgjegjësi për performancën e tyre.

Ström tha se kjo është shenjë pjekurie institucionale që duhet në Shqipëri dhe një përgatitje e mirë për atë që do të në kuadër të fondeve të kohezionit.

“Shpresoj që kjo nismë të përfaqësojë një mënyrë të re të të menduarit për pushtetin vendor. Një mënyrë që mbështet inovacionin dhe inkurajon ata që punojnë. Suedia është krenare që mbështet një nismë të tillë në Shqipëri. Mbetemi të angazhuar në një të ardhme ku bashkitë janë të fuqizuara dhe ato gëzojnë autonomi. Çelës duhet të jetë demokracia, sepse pushteti u takon njerëzve dhe njerëzit presin performancë dhe përgjegjshmëri”, u shpreh ambasadori i Suedisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…