Balluku: Gatishmëri e strukturave për përballimin e motit të keq në ditët në vijim

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq në ditët në vijim.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq në ditët në vijim.

Balluku bëri të ditur se situata është duke u monitoruar me kujdes dhe duke marrë parasysh rritjen e niveleve të lumenjve janë krijuar volume të lira në basenet e hidrocentraleve të Komanit dhe Vaut të Dejës.

“Situata parashikohet të ketë intensitet të lartë në veri dhe verilindje, ndërsa përkohësisht reshjet do të përhapen edhe në jug dhe juglindje, me intensitet më të lartë pas datës 19”, tha ajo.

Lidhur me situatën në Fushë Shkodër, Balluku nënvizoi se janë marrë masat paraprake në të dy basenet, për të krijuar volum të lirë dhe për të mbledhur ujin, pa qenë e nevojshme hapja e portave, megjithatë intensiteti në këtë zonë parashikohet i lartë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se të gjitha kapacitetet e drejtorive të Ujitje-Kullimit janë vënë në gatishmëri të plotë, sidomos në veri dhe në qarkun e Fierit, zonat më të ekspozuara ndaj riskut.

Salla shtoi se në Lezhë dhe Shkodër është ngritur shtabi i emergjencave, ku rreth 20 specialistë, në 9 hidrovore me 80 teknikë dhe 15 punëtorë operojnë 24/7 për garantimin e rrjedhjes së ujërave.

Salla theksoi se janë vendosur gjithashtu 8 eskavatorë në zonat kritike të Lezhës dhe Shkodrës dhe 16 të tjerë në Fier, të gatshëm për ndërhyrje në bashkëpunim me bashkitë dhe emergjencat civile.

“Jemi në terren, në gatishmëri të plotë, dhe do të vijojmë monitorimin deri në normalizimin e situatës, për të qenë pranë qytetarëve dhe fermerëve, në çdo zonë dhe në çdo moment që kërkohet ndërhyrje”, tha Salla.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi se janë marrë masa paraprake për evitimin e përmbytjeve dhe se të gjitha forcat dhe mjetet janë në gatishmëri maksimale.

“Janë shpërndarë të gjitha mjetet e nevojshme dhe ekipet që ndihmojnë bashkitë përmes bordeve të kullimit po kryejnë veprimet parandaluese, qoftë për prita lumore, qoftë për hapjen e aksesit në mënyrë që ujërat të jenë sa më të kontrolluar,” tha ai.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako nënvizoi se kapacitetet në nivel kombëtar janë në gatishmëri të plotë.

“Forcat e Armatosura, zjarrfikësit, Policia e Shtetit dhe strukturat e mbrojtjes civile janë të angazhuara për t’u gjendur pranë qytetarëve në çdo moment, qoftë për ndërhyrje të menjëhershme apo evakuim të banorëve nëse do të jetë e nevojshme”, tha Çako.

Hapet për qarkullim segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektoi…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hapet për qarkullim segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, inspektoi…