Banka e Shqipërisë emeton monedhën përkujtimore “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”

Me rastin e përvjetorit të 100-të të bankingut qendror shqiptar, Banka e Shqipërisë emetoi monedhën përkujtimore pa kurs ligjor “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”.


Me rastin e përvjetorit të 100-të të bankingut qendror shqiptar, Banka e Shqipërisë emetoi monedhën përkujtimore pa kurs ligjor “100 vjet Banka e Shqipërisë, 1925-2025”.

Monedha simbolizon historinë, rëndësinë dhe trashëgiminë institucionale të Bankës Qendrore, duke përkujtuar një shekull zhvillimesh ekonomike dhe financiare në Shqipëri.

Në njërën anë të monedhës paraqitet logoja e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, e rrethuar nga data që shënojnë momentet historike të bankingut qendror shqiptar. Në anën tjetër, janë vendosur dy figura që lidhin fillimin dhe vazhdimësinë e historisë monetare të vendit: në të majtë, portreti i djalit me veshje popullore të Shqipërisë së Mesme, i njohur nga kartëmonedha e parë e vitit 1926, dhe në të djathtë, portreti i poetit dhe atdhetarit Asdreni, i paraqitur në kartëmonedhën moderne 10 000 lekë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën e 100–vjetorit të Bankës së Shqipërisë bëri të ditur se monedha përfaqëson respektin ndaj kujtesës historike të institucionit dhe vlerave që ai ka mishëruar gjatë një shekulli – pavarësinë, stabilitetin dhe besimin publik – duke shërbyer njëkohësisht si simbol frymëzimi për të ardhmen e bankingut qendror në vend.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Dy apartamente të konfiskuara kthehen në Qendër Emergjence për viktimat e dhunës në Tiranë

Qendra, e realizuar nga Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara…

Global 360

Mosmarrëveshje Gjermani-Francë për politikën “Made in Europe”

Gjermania dhe Franca vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për planet e Bashkimit Evropian për politikën e re “Made in…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dy apartamente të konfiskuara kthehen në Qendër Emergjence për viktimat e dhunës në Tiranë

Qendra, e realizuar nga Qendra Shqiptare për Impakt Social (SICA), me mbështetjen e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara…