Hapet Panairi Ndërkombëtar i Tiranës: Dritare drejt së Ardhmes – Shqipëria 2030

Në Pallatin e Kongreseve u çel sot Edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, me temën qendrore: “Dritare drejt së Ardhmes – Shqipëria 2030”.


Në Pallatin e Kongreseve u çel sot Edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, me temën qendrore: “Dritare drejt së Ardhmes – Shqipëria 2030”.

Ky edicion shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke bashkuar mbi 250 kompani dhe institucione nga më shumë se 20 vende të botës.

Panairi synon të prezantojë përpara investitorëve të huaj vizionin e ri të zhvillimit të vendit “Shqipëria 2030”, përmes projekteve, strategjive dhe investimeve të përbashkëta mes sektorit publik dhe atij privat, që synojnë ndërtimin e një ekonomie moderne, të qëndrueshme dhe të hapur ndaj inovacionit.

Në ceremoninë e përurimit, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u shpreh se ky nuk është një panair i zakonshëm, por një nismë që reflekton mënyrën se si bizneset shqiptare po integrohen me konceptet bashkëkohore të zhvillimit dhe inovacionit. “Më gëzon fakti që Shqipëria po krijon një klimë të favorshme biznesi jo vetëm për rajonin, por edhe më gjerë. Ne jemi përpjekur të ndërtojmë baza ligjore tërheqëse për investime”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj, shprehu besimin se panelet e ditëve në vijim do të sjellin ide novatore dhe mundësi të reja bashkëpunimi.

Elira Kokona, drejtoreshë ekzekutive e Korporatës Shqiptare të Investimeve, e cilësoi hapjen e edicionit të 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës si një moment simbolik, që thekson besimin e përbashkët në të ardhmen ekonomike të Shqipërisë.

“Këtë vit, panairi merr një kuptim të veçantë, sepse Shqipëria prezanton vizionin e saj “Shqipëria 2030”, një vizion që nuk është vetëm ambicie zhvillimi, por një projekt kombëtar për transformim ekonomik, urban, social dhe kulturor. Si Korporatë e Investimeve Shqiptare, ne jemi themeluar për një mision të qartë: Të zhvillojmë dhe shumëfishojmë vlerën e aseteve publike, duke krijuar partneritete të reja me sektorin privat për të gjeneruar rritje afatgjatë dhe përfitim të ndershëm për shoqërinë”, tha ajo mes të tjerash.

Menaxheri i përgjithshëm i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, Luel Muhametaj tha se ky edicion është “si një pasqyrë e Shqipërisë që shikon drejt të ardhmes dhe një dritare e hapur për bashkëpunim ekonomik me botën”.

“Ky panair është më shumë se një ekspozitë, është një laborator i së ardhmes ku idetë takohen me mundësitë, dhe ku vizionet bëhen realitet”, shtoi ai.

“Ky edicion i 31-të nuk është vetëm një gur kilometrik është një pikë kthese. Këtë vit, mirëpresim mbi 250 institucione dhe kompani udhëheqëse novatore, ndërtues dhe mendimtarë të gjithë të mbledhur nën një çati, të gjithë duke kontribuar në historinë e Shqipërisë 2030. Konferencat tona këtë vit janë konceptuar me qëllimin: të tregojnë vizionin afatgjatë të Shqipërisë, të përshkruajnë strategjitë që do të na udhëheqin deri atje dhe të prezantojnë projektet transformuese që, nga megainfrastruktura dhe energjia e rinovueshme, te transformimi digjital, turizmi dhe bujqësia”, tha ai.

Muhametaj theksoi se “ky model jo vetëm që do të nxisë rritjen e fokusuar sipas sektorëve, por do të ndezë bashkëpunimin ndërsektorial aty ku bujqësia takon inovacionin, ku energjia fuqizon qëndrueshmërinë dhe ku kultura frymëzon tregtinë duke krijuar një dialog të gjallë midis traditës dhe teknologjisë”.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 8 nëntor, duke ofruar mundësi unike për bashkëpunim mes bizneseve, shkëmbim idesh dhe krijim partneritetesh ndërkombëtare.

Që nga themelimi i tij në vitin 1994, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës i organizuar nga Klik Ekspo Group, ka qenë një dritare për botën dhe pasqyrë e potencialit shqiptar. Edicioni i 31-të tregon se Tirana po transformohet nga qytet historik, në qendër të inovacionit dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…