Balluku takon homologun zviceran: Marrëveshjeje ndërqeveritare për bashkëpunim ekonomik

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot në Bernë, një takim me ministrin Federal të Zvicrës për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, Albert Rösti.


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot në Bernë, një takim me ministrin Federal të Zvicrës për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin, Albert Rösti.

Balluku bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mundësia e një marrëveshjeje ndërqeveritare për bashkëpunim ekonomik, e bazuar në praktikat e mira dhe të suksesshme që Shqipëria ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-në, Francën dhe vende të tjera.

Balluku dhe Rösti shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e transportit, me fokus të veçantë në zhvillimin e sektorit hekurudhor, si një komponent kyç i infrastrukturës së qëndrueshme dhe ndërlidhjes rajonale.

“Në fokus të bisedës ishte modernizimi i rrjetit hekurudhor shqiptar, përmirësimi i shërbimeve dhe zhvillimi i kapaciteteve profesionale, me synimin për të përfituar nga eksperienca e suksesshme zvicerane në këtë fushë”, deklaroi Balluku.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…