Vrojtimi i BSH-së: Bankat mbajnë të pandryshuar kushtet për kreditimin e bizneseve

Në tremujorin e tretë të vitit 2025 bankat mbajtën të pandryshuar kushtet për kreditimin e biznesit, bën të ditur Vrojtimi mbi Kreditimin, i publikuar sot nga Banka e Shqipërisë.


Në tremujorin e tretë të vitit 2025 bankat mbajtën të pandryshuar kushtet për kreditimin e biznesit, bën të ditur Vrojtimi mbi Kreditimin, i publikuar sot nga Banka e Shqipërisë.

Sipas vrojtimit, bankat mbetën të kujdesshme në vlerësimin e kredive me rrezik të lartë për bizneset. Megjithatë, ato kanë aprovuar një numër më të madh kredish, duke u bazuar në përmirësimin e situatës financiare të bizneseve, veçanërisht për ato të vogla dhe të mesme, si dhe për kreditë afatshkurtra për likuiditet.

Në të kundërt, qasja ndaj individëve ka qenë më konservatore. Gjatë këtij tremujori, bankat kanë shtrënguar ndjeshëm standardet dhe kushtet e kreditimit për individët, sidomos për kreditë për blerjen e banesave. Raporti tregon se është rritur ndjeshëm përqindja e refuzimeve të kredive për qytetarët.

Kufizimet e vendosura në korrik të këtij viti nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit.

Për të blerë shtëpinë e parë, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 85% të vlerës së banesës. Ndërkohë, për shtëpitë e dyta, bankat tregtare nuk do të jepnin kredi më shumë se 80% të çmimit të banesës. Kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredimarrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.

Sipas bankave, këto masa, së bashku me rrezikun e perceptuar për kolateralin dhe pasigurinë në tregun e banesave, kanë ndikuar në shtrëngimin e mëtejshëm të politikave për individët.

BSH parashikon se tremujorin e katërt: Për bizneset: Politikat e kreditimit pritet të mbeten të pandryshuara në përgjithësi, por bankat parashikojnë lehtësime të vogla për bizneset e vogla dhe të mesme. Për individët: Politikat pritet të vijojnë të shtrëngohen, sidomos në segmentin e kredive për blerjen e banesave.

Ndërkohë, kërkesa për kredi në tremujorin e tretë ka qenë e fragmentuar: Më e lartë nga bizneset e vogla dhe të mesme, më e ulët nga bizneset e mëdha dhe individët, sidomos për blerje banesash dhe kredi konsumatore.

Për tremujorin e katërt, pritet që kërkesa për kredi të mbetet e lartë nga bizneset, për të gjitha qëllimet, ndërsa nga individët pritet rënie për banesat dhe rritje e lehtë në kreditë konsumatore.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Urat e Haskovës dhe Glinës, atraksione të trashëgimisë kulturore pranë Gjirokastrës

Dy prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në zonën e Gjirokastrës, Ura e Haskovës dhe Ura e Glinës,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Urat e Haskovës dhe Glinës, atraksione të trashëgimisë kulturore pranë Gjirokastrës

Dy prej monumenteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në zonën e Gjirokastrës, Ura e Haskovës dhe Ura e Glinës,…