Prezantohet “Identiteti Digjital”, Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

Ministrja për Punët e Brendshme Albana Koçiu e pranishme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital, një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën e saj drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike tha se projekti prek çdo qytetar shqiptar duke ndryshuar mënyrën se si ndërveprohet me shtetin, me bankën, me biznesin e me njëri-tjetrin.


Ministrja për Punët e Brendshme Albana Koçiu e pranishme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital, një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën e saj drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike tha se projekti prek çdo qytetar shqiptar duke ndryshuar mënyrën se si ndërveprohet me shtetin, me bankën, me biznesin e me njëri-tjetrin.

Në aktivitet ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Brendshme theksoi se Identiteti Digjital nuk është detyrim evropian, por një nevojë shqiptare një mënyrë për të bërë jetën e qytetarëve shqiptarë më të lehtë më të sigurt.

Koçiu theksoi më tej se “imagjinoni portofolin tuaj digjital në telefon. Në xhepin e kujtdo, kudo që është, nga Tirana, deri në skajin më të largët. Aty, me një klikim, janë të gjitha dokumentat personale: karta e identitetit, leja e drejtimit të automjetit, diploma – gati për t’i përdorur kudo, në çdo vend të Evropës”.

“Të sigurta, të mbrojtura dhe të aksesueshme në çdo moment. Me këtë portofol çdo qytetar mund të thotë ky jam unë në pak sekonda, pa letra, pa radhë, pa vonesa”, u shpreh ajo.

Për shtetin sipas ministres “kjo do të thotë më shumë shërbim 24 orë në ditë 7 ditë në javë, më pak burokraci, më shumë transparencë”, ndërsa për biznesin, “më shumë besim më shumë efikasitet”.

Koçi nënvizoi se “deri në vitin 2027 identiteti digjital do të jetë pjesë e Portofolit Evropian të Identitetit Digjital”.

“Një realitet që do t’iu lejojë qytetarëve të përdorin dokumentet e tyre në çdo vend të Evropës. Vende si Italia, Gjermania, Franca por edhe vende të tjera të BE-së janë duke ecur në të njëjtën rrugë. Sipas Komisionit Evropian, deri në vitin 2030, 80% e qytetarëve evropianë do të kenë një identitet digjital funksional dhe përfitimet e pritshme po sipas Komisionit Evropian janë një impakt deri në 13% rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto, reduktim i kostove administrative me 30-50% si dhe reduktim i rasteve të mashtrimit apo vjedhjes së të dhënave online në masën 80%”, u shpreh Koçiu.

Ministrja e Brendshme tha se Shqipëria sot është lider rajonal në inovacion.

“Jemi vendi i parë në rajon që më shumë se 1200 shërbime qeveritare, apo më shumë se 95% e totalit të shërbimeve publike i ofrojmë 24/7 përmes portalit E-Albania. Më konkretisht 3.3 milionë qytetare shqiptarë kanë përfituar 50 milionë shërbime në total”, tha Koçiu.

Ministrja u shpreh se Identiteti Digjital i bën këtë shërbime edhe më të sigurta. Ministrja përmendi gjithashtu edhe projektin Smart City.

“Përtej Identitetit Digjital, Ministria e brendshme po vijon zbatojë hap pas hapi një program të ndërtuar rreth qytetarit dhe nevojave të tij të përditshme. Po krijojmë një shtet që sheh, dëgjon dhe reagon në kohë reale. I referohem projektit si Smart City i cili përmes kamerave inteligjente do të bëjë të mundur një monitorim të pandërprerë të hapësirave publike në 20 qytete kryesore të vendit”, tha ministrja.

Koçiu u shpreh se Inteligjenca Artificiale dhe avantazhet e saj po lejon të ecet me shpejtësi në përmbushjen e detyrimeve për mbylljen e kapitujve me BE-në.

“Sot me këtë projekt Shqipëria tregon se është gati të jetë pjesë e zemrës digjitale të Evropës”, tha Koçiu.

Burimi ATSH

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni parlamentar viziton ERRU, në fokus Plani i Biznesit të ujësjellës-kanalizimeve

Deputetët e komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm zhvilluan më datën 4 mars një takim pune në…