Komisioni për Reformën Zgjedhore, Gonzato: Procesi të jetë gjithëpërfshirës, të udhëhiqet nga OSBE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Silvio Gonzato tha sot se BE mirëpret angazhimin e palëve politike për ngritjen e një komisioni të përbashkët për Reformën Zgjedhore.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Silvio Gonzato tha sot se BE mirëpret angazhimin e palëve politike për ngritjen e një komisioni të përbashkët për Reformën Zgjedhore.

Gjatë konferencës me temë: “Mbikëqyrja e Digjitalizimit në Proceset Zgjedhore: Drejt Konvergjencës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, Gonzato inkurajoi palët që të kenë një proces gjithëpërfshirës të bazuar tek faktet dhe të udhëhequr nga OSBE-ODIHR dhe nga rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Pas zgjedhjeve 2025, panorama politike është aktivizuar dhe do të krijojë së shpejti një komision të përbashkët parlamentar për Reformën Zgjedhore, së bashku me nisma të tjera, që kanë për synim për të vlerësuar mjedisin e përgjithshëm, jo vetëm kuadrin ligjor, që mund të ndikojë natyrisht në fushën, është e barabartë ajo për zgjedhjet, që sipas OSBE-ODIHR ka munguar, por tregon edhe faktin që është kuptuar se ekziston nevoja për t’u përballur me sfidat e së shkuarës dhe me ato të së ardhmes.

“Ne në Bashkimin Evropian mirëpresim të gjitha këto hapa dhe inkurajojmë që të keni një proces gjithëpërfshirës, të bazuar tek faktet, të udhëhequr nga OSBE-ODIHR dhe nga rekomandimet e Komisionit të Venecias. Pra, rekomandimet e të dyja palëve OSBE dhe Komisionit të Venecias”, theksoi Gonzato.

Gonzato u shpreh se “KQZ ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për një analizë pas zgjedhjeve me propozime për të fuqizuar transparencën dhe efikasitetin në procese të ardhshme zgjedhore. Ne i mbështesim plotësisht këto propozime”.

Më tej Gonzato u shpreh se “përdorimi i teknologjisë, kërkon modernizmin e sistemeve zgjedhore, edukimin e zgjedhësve, trajnimin e infrastrukturave”.

“BE dhe Këshilli i Evropës janë krenarë që të vazhdojnë partneritetin me anën e një projekti të ri mbështetjeje për ciklet zgjedhore në Shqipëri, natyrisht me përfitues kryesor KQZ”, tha Gonzato.

Sipas Gonzatos, “ky projekt ka për synim që të përmirësojë kapacitetet e KQZ-së, t’i fuqizojë ata si edhe të promovojë pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të shoqërisë civile dhe të medias duke ruajtur dhe transparencën digjitale. Demokracia dhe qeverisja digjitale janë përgjegjësi e të gjithëve ne”.

“Reforma zgjedhore dhe digjitale janë pjesë e angazhimeve që ka marrë Shqipëria për t’u bërë shtet anëtar, pjesë e grup-kapitullit 1 – Çështjet themelore, dhe kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejte tek udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike, që theksojnë rëndësinë e zgjedhjeve, transparencë, llogaridhënien dhe pjesëmarrja e qytetarëve, që janë themelet e BE-së”, tha Gonzato.

Sipas tij, teknologjitë digjitale po e vendosin këtë hallkë të demokracisë para sfidave, ndaj Brukseli do ta ndihmojë Shqipërinë me reflektimin e rreziqeve të reja në legjislacion.

“Digjitalizimi ofron mundësi të mëdha për pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse, transparencën, por sjell edhe cenueshmërinë për manipulim që vjen nga Inteligjenca Artificiale, për dezinformimin dhe keqpërdorimin e të dhënave.

“Bashkimi Europian ka krijuar një nga kuadër më gjithëpërfshirës digjital, duke përfshirë ligjin për shërbimet digjitale, ligjin për lirinë e fjalës dhe të medias, ligjin për Inteligjencën Artificiale dhe së shpejti do të kemi një rregullore për transparencën dhe reklamat politike. Këto instrumente nuk krijohen vetëm për rregullimin e tregjeve, por janë krijuar për të mbrojtur qytetarët, për të siguruar konkurrencën dhe për të ruajtur besimin te institucionet, që është thelbësore për proceset zgjedhore”, u shpreh ambasadori europian.

Burimi ATSH

Kuvendi diskuton sot raportin vjetor të KQZ dhe 13 projektligje

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kuvendi diskuton sot raportin vjetor të KQZ dhe 13 projektligje

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.