Koçiu në Londër, merr pjesë në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, në kuadër të Procesit të Berlinit, mori pjesë sot në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin i cili u zhvillua në Londër.


Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, në kuadër të Procesit të Berlinit, mori pjesë sot në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin i cili u zhvillua në Londër.

Ministrja Koçiu u prit nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Shabana Mahmood.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Koçiu shkruan se ishte pjesë në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit, në Samitin për Sigurinë dhe Migracionin për të forcuar bashkëpunimin kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm dhe sfidave të sigurisë kibernetike.

Takimi është pjesë e serisë së takimeve në nivel ministror që Mbretëria e Bashkuar, si vend pritës i Procesit të Berlinit 2025, është duke organizuar me tematika që përfshijnë politikën e jashtme, të brendshme dhe ekonomike.

Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e tij për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.  

Takimet do të kulmojnë me Samitin e Liderëve të thirrur nga kryeministri britanik në Londër, më 22 tetor 2025.

Burimi ATSH

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…