Koçiu: Strukturat nën një komandë të vetme, qendër kombëtare për trajnimin e zjarrëfikësve

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu u shpreh sot se shërbimet zjarrëfikëse, koordinatorët në terren, dhe një sërë institucionesh të Mbrojtjes Civile do të vendosen në një komandë të vetme.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu u shpreh sot se shërbimet zjarrëfikëse, koordinatorët në terren, dhe një sërë institucionesh të Mbrojtjes Civile do të vendosen në një komandë të vetme.

Në aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile nëpërmjet transformimit të Forcës zjarrfikëse dhe inovacionit në Farkë, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, Koçiu tha se “vera që lamë pas nxori në pah një kontrast të thellë që ekziston midis përkushtimit dhe heroizmit personal të çdo trupe zjarrfikëse, të qindra zjarrfikësve që u përballën në vend, me situata të zjarrit masiv dhe me mënyrën se si e gjithë përgatitja jonë kombëtare antizjarr është e organizuar”.

“Ky është një hendek që ka ardhur duke u ngushtuar vit pas viti dhe këtë e tregojnë më së miri shifrat. Mjafton t’u referohemi investimeve që janë kryer në Shërbimin Zjarrfikës gjatë këtyre 10 viteve të fundit, duke konsideruar një dyfishim në numrin e automjeteve zjarrfikës dhe një dyfishim edhe në kapacitete njerëzore të përfshira në këtë shërbim. Nga 739 punonjës që i ishin dedikuar shërbimit në vitin 2016, sot kemi mbi 1400 punonjës zjarrfikës në shërbim”, vijoi ajo.

“E njëjta gjë është edhe me automjetet zjarrfikëse, nga 100, sot jemi në 185 automjete zjarrfikës të pasuruar në flotën tonë. Sigurisht disa prej tyre janë nga më modernet. Kemi ngritur një shërbim që qëndron dhe punon relativisht mirë, kur vjen puna në shërbimet me bazë komunitare, në shërbimet e përditshme zjarrfikëse sa i përket pikërisht komuniteteve, zjarrit apo incidenteve, që ndodhin në zonat urbane, përmbytjeve, misioneve të kërkim shpëtimit”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu u shpreh se sa i përket përballimit të emergjencave në nivel kombëtar apo zjarreve në nivel masiv, duhet që e gjithë kjo strukturë të ngrihet në një nivel të ri.

Burimi ATSH

Rama: BE është modeli më vizionar i paqes, Shqipëria i shton një gur të çmuar kurorës së saj

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Bashkimi Europianë për Shqipërinë mbetet modeli më vizionar i integrimit paqësor në historinë e…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: BE është modeli më vizionar i paqes, Shqipëria i shton një gur të çmuar kurorës së saj

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Bashkimi Europianë për Shqipërinë mbetet modeli më vizionar i integrimit paqësor në historinë e…