Begaj takim me Sulyok: Hungaria, mbështetje të palëkundur anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás Sulyok.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nisi sot një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás Sulyok.

Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe bazuar në një miqësi historike, finalizimi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, situata e sigurisë në rajon dhe në Evropë ishin në fokus të kësaj vizite.

Kreu i Shtetit mori mbështetjen e plotë dhe të hapur të Hungarisë për finalizimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rrugëtim të cilin e ka hapur Hungaria.

Presidenti Begaj i përcolli homologut të tij mirënjohje, duke u shprehur se Shqipëria nuk do ta harrojë këtë përkrahje të Hungarisë, e cila ka qenë e vendosur për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

“Shpreha mirënjohje për mbështetjen e fortë, të palëkundur dhe të pakushtëzuar që Hungaria jep për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ndihma teknike dhe ekspertiza e ofruar nga Hungaria për institucionet shqiptare ka kontribuar në forcimin e administratës publike dhe në zbatimin e reformave të rëndësishme”, u shpreh Begaj.

Në këtë aspekt, presidentët Begaj dhe Sulyok theksuan rëndësinë e anëtarësimit në BE bazuar në meritë. Sipas presidentit hungarez, Shqipëria e meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Gjatë bisedës u konstatua, gjithashtu, intensifikimi i ndjeshëm i dialogut politik, që është një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve Shqipëri-Hungari, ndërsa u shpreh bindja e përbashkët se kjo frymë do të vijojë duke dhënë rezultate të prekshme në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Presidenti Begaj theksoi ecurinë pozitive të marrëdhënieve Shqipëri-Hungari dhe bashkëpunimin gjithnjë në rritje mes dy vendeve në këtë vit të 103-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Shpreh bindjen se me këtë frymë miqësie të kësaj vizite të sotme dhe bashkëpunimi ynë, në të ardhmen më i thelluar, do të shtojë marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Hungarisë, në të mirë të qytetarëve tanë, në dobi të stabilitetit e prosperitetit të rajonit dhe Evropës”, tha Begaj.

Për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, Presidenti Begaj theksoi gjatë bisedës me homologun Sulyok se Shqipëria, me progresin e arritur, ofron mundësi të favorshme për investitorë të rinj hungarezë, veç atyre që janë prezent, të cilët ai i falënderoi që besuan të Shqipëria në një kohë kur pakkush besonte tek ajo.

Kreu i Shtetit shprehu vullnetin për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe në sektorë të tjerë me rëndësi për qytetarët e dy vendeve.

Për sa i përket çështjeve të sigurisë, u shpreh angazhimi i përbashkët Shqipëri-Hungari si dy vende në NATO, për mbrojtjen kolektive dhe sigurinë euroatlantike.

“Presim të bashkëpunojmë ngushtë në kuadër të Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027”, u shpreh Presidenti Begaj, ndërsa vlerësoi prezencën e Hungarisë në Kosovë, si një ndër vendet me më shumë trupa në KFOR.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin e tij mbi rëndësinë që ka KFOR për sigurinë e rajonit, duke nënvizuar, në të njëjtën kohë, se Kosova dhe shqiptarët që jetojnë aty janë një prioritet i Shqipërisë.

Presidenti i Republikës nxiti për shkëmbime më të shpeshta kulturore dhe arsimore, si një mundësi për të forcuar lidhjet midis dy vendeve mike.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri