Begaj vizitë në Hungari, në fokus bashkëpunimi për finalizimin e anëtarësimit në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset sot për një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të Presidentit hungarez, Tamás Sulyok.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset sot për një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të Presidentit hungarez, Tamás Sulyok.

Zyra e shtypit pranë Presidencës bëri të ditur se kjo vizitë synon të forcojë më tej dialogun politik, marrëdhëniet dypalëshe bazuar në një miqësi historike, bashkëpunim për finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, bashkëpunim për situatën e sigurisë në rajon dhe në Evropë si dy vende në NATO.

Agjenda e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron parashikon takime të veçanta me Presidentin Sulyok, me Kryeministrit Viktor Orban, si dhe me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare Hungareze, László Kövér.

Pjesë e agjendës së kësaj vizite është edhe takimi me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Hungari.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë janë vendosur më 23 maj 1922.

Dialogu politik konsiderohet si një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve dypalëshe.

Hungaria ka përdorur të gjitha mundësitë për të shprehur mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë dhe ka ofruar mbështetje konkrete me ekspertizë në kuadrin e programeve të binjakëzimit dhe të Fondit të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më shumë nga

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.