Sejko: Sektori bankar, faktor kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vlerësoi rolin kyç të sektorit bankar në mbështetjen e rritjes ekonomike dhe forcimin e stabilitetit financiar të vendit.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vlerësoi rolin kyç të sektorit bankar në mbështetjen e rritjes ekonomike dhe forcimin e stabilitetit financiar të vendit.

I pranishëm në takimin me përfaqësues të bankave në Tiranë, Sejko tha se, “gjatë dekadës së fundit, sektori bankar në Shqipëri ka pësuar një sërë ndryshimesh dhe ka njohur një zhvillim të vrullshëm, çka e ka kthyer atë në faktor kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit”.

Guvernatori theksoi se përmes një kreditimi të shëndetshëm, bankat kanë kontribuar në: Ruajtjen e stabilitetit financiar, mbështetjen e familjeve dhe bizneseve dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim

Kjo mbështetje vjen në një moment kur ekonomia shqiptare ka nevojë për instrumente të qëndrueshme financiare për të përballuar sfidat e zhvillimit afatgjatë.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i rolit të sektorit bankar, sipas Guvernatorit, është inovacioni.

“Bankat shqiptare kanë sjellë produkte dhe shërbime moderne, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Bankingu i hapur (Open Banking) ka filluar të marrë jetë edhe në Shqipëri, duke garantuar më shumë zgjedhje dhe akses të personalizuar për qytetarët. Ndërsa pagesat elektronike janë rritur ndjeshëm, duke ulur kostot dhe rritur shpejtësinë e transaksioneve”, tha ai.

Sejko theksoi se, këto zhvillime janë kurorëzuar me anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA (Zona e Pagesave në Euro) dhe përfshirjen e bankave vendase në këtë sistem evropian, një hap i rëndësishëm drejt integrimit të plotë financiar evropian.

Guvernatori bëri me dije gjithashtu se gjatë vitit të fundit, kredidhënia bankare është orientuar edhe drejt investimeve strategjike, duke financuar projekte të rëndësishme në: Infrastrukturë, Transport dhe zhvillim ekonomik me ndikim afatgjatë.

“Duke ruajtur stabilitetin dhe duke nxitur inovacionin, bankat shqiptare janë bërë një motor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, dhe një partner strategjik në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”, përfundoi Sejko.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Digjitalizimi i inspektimeve, kyç për përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e digjitalizimit për përmirësimin e sistemit të inspektimeve dhe garantimin e një konkurrencë të ndershme…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Digjitalizimi i inspektimeve, kyç për përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e digjitalizimit për përmirësimin e sistemit të inspektimeve dhe garantimin e një konkurrencë të ndershme…