Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në Pocest dhe Maqellarë

Kadastra fton qytetarët e përfshirë në proces të bashkëpunojnë me ekipet në terren, duke ofruar çdo informacion apo dokument që ndihmon në një regjistrim sa më të saktë dhe transparent të pronave.


Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur zyrtarisht procesin e regjistrimit fillestar të pronave në zonat kadastrale të Pocest dhe Maqellarë, në bashkinë Bulqizë.

Ky proces është pjesë e nismës kombëtare që përfshin gjithsej 106 zona kadastrale nga Elbasani deri në veriun e vendit.

ASHK bën të ditur se, aktualisht ekipet e Kadastrës janë në terren në bashkitë: Malësi e Madhe, Shkodër, Mirditë, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz, Tropojë, Has, Bulqizë, Dibër, Kukës, Krujë dhe Elbasan.

Gjatë kësaj faze, grupet e punës do të informojnë banorët mbi procedurat ligjore të regjistrimit, do të kryejnë matjet dhe verifikimin e kufijve të pronave, si dhe do të sigurojnë të dhëna të sakta në bashkëpunim me pronarët dhe pushtetin vendor.

Kadastra fton qytetarët e përfshirë në proces të bashkëpunojnë me ekipet në terren, duke ofruar çdo informacion apo dokument që ndihmon në një regjistrim sa më të saktë dhe transparent të pronave.

“Bashkëpunimi me banorët është çelësi për një proces të shpejtë dhe të besueshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Lexo më shumë nga

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…