Koçiu: 40 infermierë të rinj iu bashkuan ekipeve shëndetësore në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, iu uroi infermierëve të rinj suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve.


Ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës i janë shtuar 40 infermierë të rinj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “40 infermierë të rinj i janë bashkuar ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës, nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” në një proces që garanton transparencë dhe meritokraci”.

Ministrja Koçiu i uroi infermierëve të rinj suksese në këtë rrugëtim në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu Koçiu ka përcjellë gjithashtu edhe mesazhet e disa prej infermiereve fituese në portal.

Emina Hima, e cila ka përfunduar studimet terk Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike tha se “pas aplikimit tek portali erdha sot dhe zgjodha vendin e punës terk QSUT. Procesi në portal ishte transparente”.

Ola Mesiti tha se kam aplikuar në portalin “Infermierët për Shqipërinë” sot sapo zgjedha vendin definitiv tek materniteti “Koço Glozhieni”. Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor ishte transparent dhe i drejtë për çdo infermier që ka ardhur këtu.

“Sot bëra aplikimin në portal procesi ishte transparent dhe sot zgjodha vendin definitiv në qendrën shëndetësore të specialiteteve numër 2”, tha Ersileda Kota.

Portali “Infermierë për Shqipërinë”, për punësimin e profesionistëve të shëndetësisë, është një prej mekanizmave që garanton transparencë në punësimet në shëndetësi.

Ky portal ofron mundësi reale punësimi për të gjithë infermierët që kanë përfunduar studimet e larta apo janë kualifikuar më tej në këtë fushë për të kontribuar në shëndetin e komunitetit.

Procesi i testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” është transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi i ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurrimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…