Rama: Ina Majko, e para përfaqësuese e komunitetit rom në qeveri, do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “Ina Majko është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “Ina Majko është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”.

“Ajo sapo është zgjedhur zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën tonë të 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e skuadrës PS 2030 në përfaqësimin e komuniteteve e grupeve të ndryshme të interesit”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale”, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se, “historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale”.

“Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë”, u shpreh kryeministri Rama.

Lexo më shumë nga

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Malaj pret Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s

Ambasadori i Republikës së Shqiperisë në Republikën e Kosovës, SH.T. Z.Petrit Malaj, priti në ambasadë, Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe…