Manastirliu: Rishikim i kornizës kurrikulare për përafrimin me standardet e BE-së

Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një takim pune me ekspertë të fushës së arsimit, për të diskutuar rreth kornizës së re kurrikulare dhe nevojës për përafrim të saj me standardet europiane, zhvillimet teknologjike dhe sfidat e së ardhmes.


Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një takim pune me ekspertë të fushës së arsimit, për të diskutuar rreth kornizës së re kurrikulare dhe nevojës për përafrim të saj me standardet europiane, zhvillimet teknologjike dhe sfidat e së ardhmes.

Në këtë takim diskutimesh, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi se rishikimi i kornizës kurrikulare është një proces i domosdoshëm që lidhet ngushtë me objektivin strategjik të vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe me nevojën për të garantuar një arsim cilësor dhe praktik për të gjithë nxënësit.

“Nga analiza që ne kemi bërë, e lidhur shumë me praktikën, duke parë se çfarë ka shkuar mirë, çfarë duhet përmirësuar, si jemi ne në raport me vendet europiane ku ne aspirojmë të shkojmë dhe të anëtarësohemi brenda 2030, cilat janë standardet që duhet të përmirësojmë, cilat janë kompetencat që duhet të theksojmë më shumë në kurrikulat tona, si duhet ne që të qasemi në lëndë të ndryshme për peshë specifike në lidhje me teorinë, në lidhje me praktikën, në lidhje me bazën eksperimentale për lëndë që e kërkojnë pikërisht bazën eksperimentale, si ne duhet të nxisim mendimin kritik, si duhet të përmirësojmë punën në grup, si të nxisim imagjinatën, kreativitetin, çfarë duhet të përmirësojmë më shumë në edukimin në vazhdim të mësuesve”, tha Manastirliu.

Ajo vuri theksin te nevoja për një qasje të re në programet mësimore, me fokus të veçantë te lëndët STEM dhe balanca mes teorisë dhe praktikës, duke përfshirë laboratorët si pjesë integrale të mësimdhënies.

“Sot ne kemi shkolla të cilat janë të standardeve europiane kur flasim për infrastrukturën shkollore. Sot ne jemi duke investuar në vazhdim për rrjetin e laboratorëve inteligjentë në shkolla. Kemi aktualisht rreth 340 laboratorë inteligjentë, 25 laboratorë të inteligjencës artificiale në shkolla. Brenda 2 viteve të ardhshme, 654 laboratorë inteligjentë i shtohen shkollave tona, duke bërë të mundur që programi i Teknologjisë dhe Informacionit bashkë me programin e kodimit nga klasa e parë dhe në vijim, pastaj rishikimi i kurrikulës, të mundet që të fillojë në të gjithë vendin për të gjithë fëmijët. Sot aplikohet për rreth 35 mijë fëmijë të klasave të para, të dyta dhe të treta. Kemi bërë një punë vërtet të mirë sa i përket laboratorëve të shkencave, kimi, biologji, fizikë në institucionet tona të arsimit parauniversitar, duke i pajisur me mjete didaktike dhe pajisje të nevojshme për ta bërë mësimin shumë më praktik”, nënvizoi Manastirliu.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me universitetet publike për zhvillimin profesional të mësuesve dhe pasurimin e kurrikulës me përmbajtje kontekstuale dhe të përditësuar:

“Viti 2024 për ne ka qenë gur themeli, e para sepse përfunduam dokumentin e përmirësuar të kornizës kurrikulare, e dyta sepse zbatuam në një plan të gjerë programin e zhvillimit profesional të mësuesit, ku për herë të parë përfshimë universitetet publike, pedagogët tanë në trajnimin dhe edukimin profesional të mësuesve tanë”, tha ministrja.

Në funksion të integrimit europian, ministrja nënvizoi se arsimi duhet të përshkojë të gjitha vlerat dhe kompetencat që BE kërkon nga shtetet anëtare.

“Në raport me procesin historik që Shqipëria është duke ndjekur për anëtarësimin në Bashkimin Europian, tashmë kemi hapur negociatat për tre grup kapituj dhe dy kapitujt ku ne jemi lider, lidhen me shkencën dhe kërkimin shkencor dhe me arsimin, kulturën dhe sportin. Në këtë proces të hapjes së negociatave, ku kemi ambicien t’i përmbyllim në 2027, ne kemi disa detyra që lidhen me standardet dhe përafrimin e tyre me ato të BE-së. Prandaj kurrikulat tona duhet që të paraqesin kompetencat europiane, kurrikulat tona duhet që të lidhen dhe me njohjen dhe vlerat e BE-së,duhet që të nxisin aftësitë ndërkulturore dhe bashkëpunimin rajonal dhe gjithashtu duhet që të përgatisin nxënësit tanë për tregun europian të punës dhe ekonominë digjitale”, theksoi Manastirliu.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur tashmë një proces gjithëpërfshirës për rishikimin e kurrikulave bërthamë dhe programeve lëndore, duke përfshirë ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, mësues, institucione arsimore dhe partnerë të zhvillimit, me qëllim ndërtimin e një arsimi që i përgjigjet sfidave të së ardhmes.

Burimi ATSH

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…