Ambasadori britanik, Abbott: Reforma zgjedhore të garantojë një fushë të barabartë për të gjithë

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nick Abbott deklaroi sot se, reformat zgjedhore në të ardhmen duhet të fokusohen në garantimin e një fushe të barabartë për të gjithë.


Ambasadori britanik në Shqipëri, Nick Abbott deklaroi sot se, reformat zgjedhore në të ardhmen duhet të fokusohen në garantimin e një fushe të barabartë për të gjithë.

Në fjalën e tij në tryezën “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, ku pjesëmarrës ishin edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u shpreh se duhet të ketë më shumë transparencë për financimet e fushatave elektorale.

“Jam i kënaqur që do të kemi mundësi nëpërmjet raportit që të tregojmë disa prej sfidave që ende ekzistojnë. Të gjitha këto çështje që diskutojmë shkojnë në zemër të besimit të publikut për demokracinë në Shqipëri. Ka disa çështje të cilat rrezikojnë pjesëmarrjen e të rinjve në zgjedhje, pra proceset elektorale janë një kombinim mes popullit dhe aktorëve politik”, tha ai.

“Reforma në të ardhmen duhet të fokusohet në garantimin që të ketë një fushë të barabartë për të gjithë. Marrëveshje mes partive politike, përfshirë këtu grupet përfaqësuese të grave dhe pakicave dhe me këtë qëllim më duket se janë përsëritur shumë këto çështje, mendoj se duhet të ketë zhvillim më shumë në financim dhe transparencë në fushatat elektorale në mënyrë që njerëzit ta dinë se si financohen këto fushata dhe nga kush. Duhet të ketë mekanizma më të mirë për të parandaluar”, tha Abbott.

Gjithashtu Abbot theksoi se parlamentarët duhet të veprojnë për ndryshim dhe shoqëria civile duhet të shtyjë për këtë ndryshim

“Duhet të ketë akses të barabartë në media dhe ku është akoma problem, sidomos për partitë e vogla. Megjithëse janë parti më të vogla kanë të njëjtat të drejta për akses tek mediat. Pronësia e medias nuk duhet të jetë problem për ta. Gratë mbeten të nënpërfaqësuar në zgjedhje dhe mendoj që mandati katërvjeçar duhet të jetë shumë i rëndësishëm përveç agjendës së brendshme për anëtarësimin në BE për 2030 shohim edhe sfida të tjera për sigurinë evropiane, ku Shqipëria ka një rol për të luajtur”, tha Abbott.

Gjithashtu, shtoi ai, “parlamentarët duhet të veprojnë për ndryshim dhe shoqëria civile duhet të shtyjë për këtë ndryshim dhe ne si partnerë ndërkombëtarë duhet ta mbështesim ndryshimin”.

“Unë e kuptoj që parlamenti i ri do të ketë shumë deputetët të rinj, dhe është ajo thënia që ‘gjelat e detit nuk votojnë për Krishtlindje’ dhe ndaj, deputetët duhet të jenë mbrojtës ndaj një procesi të drejtë dhe duhet të jenë aktorë për ndryshim”, u shpreh ambasadori Abbott.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Nuk do të lejojmë cenimin e dinjitetit të punonjësve pa prova apo bazë ligjore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot pas kritikave dhe akuzave të adresuara ndaj institucionit që…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Nuk do të lejojmë cenimin e dinjitetit të punonjësve pa prova apo bazë ligjore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar sot pas kritikave dhe akuzave të adresuara ndaj institucionit që…