IKTK në konferencën për arkeologjinë nënujore në Paris

Arkeologjia nënujore ishte tema qendrore e diskutimeve në konferencën e organizuar së fundmi nga UNESCO në Paris, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.


Arkeologjia nënujore ishte tema qendrore e diskutimeve në konferencën e organizuar së fundmi nga UNESCO në Paris, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Konferenca ndërkombëtare u organizua në kuadër të Sesionit të 10-të të Shteteve Palë të Konventës së 2001 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore dhe Takimit të 16-të të Grupit Këshillimor Shkencor dhe Teknik (STAB).

Fokusi i diskutimeve ishte arkeologjia nënujore dhe sfidat që sjellin ndryshimet klimatike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore nënujore.

IKTK u shpreh se, këto takime përforcojnë përpjekjet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe këtij institucioni, për ngritjen e infrastrukturës institucionale dhe teknike në mbrojtje të pasurive nënujore shqiptare.

Pak muaj më parë një grup prej katër specialistësh të IKTK mori pjesë edhe në një trajnim në Ulqin, për Arkeologjinë Nënujore dhe Digjitalizimin e Pasurisë Kulturore Nënujore, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve profesionale në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë nënujore shqiptare.

Arkeologjia nënujore është rikuperimi i informacionit nga artefaktet e zhytura dhe vendet nënujore për interpretimin e kulturave të së kaluarës njerëzore. Artefaktet japin informacion në lidhje me sjelljen njerëzore si në natyrën e objekteve, ashtu edhe në shpërndarjen e tyre të saktë në det.

Burimi ATSH

Rama: Domosdoshmëri, integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor

Gjatë prezantimit të rezultateve të anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, TALIS, Rama kërkoi që prioritet t’i kushtohet shkencës…

Global 360

Rutte: Forumi i Mbrojtjes Kibernetike në Tiranë, i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dha sot një mesazh online në Konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Domosdoshmëri, integrimi i inteligjencës artificiale në sistemin arsimor

Gjatë prezantimit të rezultateve të anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, TALIS, Rama kërkoi që prioritet t’i kushtohet shkencës…