Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë së Kamzës Rakip Suli inspektuan punimet për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, Kamzë.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë së Kamzës Rakip Suli inspektuan punimet për ndërtimin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në Laknas, Kamzë.

Kjo shkollë model pritet të hapë dyert në shtator me fillimin e vitit të ri shkollor. Me një kapacitet prej 600 nxënësish, shkolla do të ofrojë kushte moderne mësimore, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive.

Gjatë inspektimit të punimeve, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore.

“Prioriteti ynë është investimi tek fëmijët për mirërritjen dhe zhvillimin e tyre. Nga ajo infrastruktura shkollore, por duke filluar nga çerdhet dhe kopshtet, për ne është një prioritet. Ndaj jemi këtu në një prej shkollave ku tashmë shihet që puna po ecën me ritëm dhe besoj që të bëhemi gati që gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ të mundet të hapë dyert në fillim të vitit të ardhshëm, duke ofruar një prej standardeve më të mira, jo vetëm për procesin mësimor, por përtej tij për të qenë një shkollë e hapur për komunitetin me ambiente pritëse, ambiente sportive, kulturore, artistike që mund të shërbejnë nxënësve dhe të gjithë komunitetit të zonës”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal dhe te dy investimet e reja arsimore që do të nisin së shpejti në Kamëz.

“Ne, së bashku me ekipin, kemi filluar punën edhe për dy investime të reja në Kamzë. Përveç të gjitha investimeve të reja që janë duke u realizuar falë mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Qeverisë shqiptare, do të jenë gjithashtu dy investime që i përkasin shkollës nëntëvjeçare ‘100 Vjetori’ me ambientet sportive që do të investojmë duke filluar nga ky vit dhe gjithashtu edhe shkolla ‘Dom Nikoll Kaçorri’, e cila do të jetë pjesë e rehabilitimit”, tha Manastirliu.

Në fund ministrja e Arsimit dhe Spotit, Ogerta Manastirliu ndau një panoramë më të gjerë të projekteve në zhvillim në shkallë vendi si dhe te rëndësia e mbështetjes për mësuesit për një arsim sa më cilësor:

“Në të gjithë Shqipërinë jemi duke investuar në rreth 40 objekte arsimore, qoftë për rehabilitimin e shkollave nëntëvjeçare, gjimnazeve, por gjithashtu edhe duke i shtuar mjediseve të shkollave ambientet dhe terrenet sportive kaq shumë të nevojshme për të ndikuar direkt në shëndetin, mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijëve tanë. Jemi gjithashtu të angazhuar të vijojmë rritjen e disiplinave sportive dhe paralelisht të vijojmë investimet në kopshte, çerdhe, shkolla për të bërë të mundur një përmirësim të vazhdueshëm të rritjes së standardit të cilësisë së arsimit jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në cilësinë e mësimdhënies, ku jemi duke punuar me mësuesit për rritjen e aftësive të tyre përmes trajnimit dhe edukimit në vazhdim”, deklaroi Manastirliu.

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në zonën e Laknasit në Kamzë është një investim i mbështetur nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, nëpërmjet Bankës për Zhvillim (KFW).

Burimi ATSH

Rama: Jemi në fund të rrugës së anëtarësimit në BE, çdo lëkundje mund të ndalë procesin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çdo lloj lëkundje mund ta ndalojë procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe nëse…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Jemi në fund të rrugës së anëtarësimit në BE, çdo lëkundje mund të ndalë procesin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çdo lloj lëkundje mund ta ndalojë procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe nëse…